
Si duket Barcelona me çdo kusht kërkon që në skuadër të sjellë një mbrojtës të fortë, dhe është e gatshme të bëj ofertë për kapitenin e Manchester Cityt, Vincent Kompany.
Sport tregon se pasi dështuan të transferojnë mbrojtësin e Milanit, Thiago Silvan, Barcelona është hedhur në sulm për Vincent Kompany.
Me sezonin që pati te City, Kompany sot cilëtsohet si njëri ndër mbrojtësit më të mirë në botë, dhe Barcelona pritet të ketë telashe të mëdha për të transferuar atë.
S.Metbala / lajmesport.com