
Mbrojtësi i Real Madridit dhe i kombëtares spanjolle, ka thënë se kombëtarja e Portugalisë është njëra ndër favoritët për të fituar trofeun prestigjoz, atë të Kampinatit Europian 2012.
“Njëra ndër favoritët për mua këtë vit, pavarësisht grupit në të cilin gjendet, është Portugalia”.
“Ata kanë lojtarë të kualitetit të pabesueshëm. Unë jam me fat që disa nga ata i kam te Real Madridi, dhe unë jam i bindur se ata mund të befasojnë në Euro”, tha Ramos.
“Thjeshtë, Portugalia ka skuadër shumë të mirë, dhe nuk do befasohem nëse do shkoj largë”.
S.Metbala / lajmesport.com