
Edhe pse ka vetëm një javë që ka përfundur,menjëherë fansat e skuadrave angleze kanë filluar të mendojnë për sezonin e ardhshëm i cili me siguri do jetë një spektakël i garantuar.Do jenë të paktën 4 skuadra që do luftojnë për titull dhe në fund trofeun do e ngrisë vetëm një.Ne si portali LajmeSport.Com sjellim tek ju favoritët për titullin e Premier Leagues në sezonin e ri.
MANCHESTER CITY
Do e fillojmë listën e favoritëve me kampionët e tanishëm,Manchester Cityn të cilët pritet të jenë skuadër shumë e fortë edhe sezonin e ardhshëm ndoshta edhe për shkak të shpenzimeve të tyre marramendëse.Padyshim janë ndër skuadrat që po “rriten” shumë shpejt.Objektivat e tyre për transferime janë Ibrahimovic,Hazard,Cavani dhe Lavezzi.
MANCHESTER UNITED
19 herë kampionët e Anglisë,Manchester Unitedi padyshim do të jetë një ndër skuadrat kryesore jo vetëm në Angli,por edhe në Europë sezonin e ardhshëm. Fakti që përfunduan të dytët në Premier League i ka shtyrë drejtuesit të mendojnë për transfere.Nëse Kagawa,Hazard,Hummels,Gaitan apo Lewandowski zbarkojnë në Old Trafford atëherë do jetë e vështirë të mposhte Unitedi.
ARSENAL
Ndoshta pikërisht viti i ardhshëm do jetë i tyre.Padyshim Lukas Podolski do i ndihmoj shumë në rrugën drejtë titullit.Edhe pse nuk kanë fituar titull në 8 vitet e fundit ende shihen si favorit.Objektivat e tyre janë Hazard,Vertonghen dhe M’Vila.13 herë kampionët e Anglisë me në krye me Robin Van Persien do jenë ndër favoritët kryesorë vitin e ardhshëm në Premier League.
CHELSEA
Me ardhjen e Di Matteos në gjysmë të edicionit Chelsea është transformuar nga një skuadër që mposhtet nga WBA-ja në një skuadër që mposhtë edhe Barcelonën.Janë skuadra e vetme angleze që kanë fituar dy tituj këtë edicion në dy finale.Ata fituan Fa Cupën duke mposhtur Liverpoolin dhe Champions Leaguen duke mposhtur Bayernin.Miliarderi Abramovich po mendon edhe për transferime duke tentuar të transferojnë Hazardin dhe Hulkun.
Z.Gagica / lajmesport.com