Saturday, May 25th, 2013

5 Arsye për të shikuar finalen e Kupës së Italisë

Published on May 20, 2012 by   ·   9 Comments


Të gjithë gjatë këtij vikendi jemi hutuar pas finales së Ligës së Kampionëve, e cila përfundoi me fitore të Chelseat.

LajmeSport.com ju shpalos pesë arsye për të shikuar finalen e Kupës së Italisë, që do të zhvillohet sonte ndërmjet Juventusit dhe Napolit.

Juventusi dëshiron të fitojë titullin e dytë në këtë sezon, teksa Napoli është duke shikuar të ndalë luftëtarët e Contes, të cilët janë të pamposhtur deri tani.

5 Arsyet:

Hera e fundit që Del Piero do vesh fanellën e Juventusit

Alessandro Del Piero do të luajë ndeshjen e tij të fundit me fanellën e Juventusi, dhe për fansat e futbollit në përgjithësi, ky është një rast shumë i mirë për ta parë atë, për herë të fundit me këtë fanellë.

Kënaquni me Pirlon

Loja e Pirlos është duke vazhduar të jetë në super-formë, teksa shikuesit mund të kënaqen me klasin e tij, të cilin ndoshta vetëm Xavi e ka më të mirë. Mos e humbisni ndeshjen e fundit të tij në këtë sezon, pasi mund të dhurrojë spektakël.

Juventusit i mungojnë bombarderët

Edhe pse Pirlo ka dhënë një numër të madh asistimesh në këtë sezon, është shokuese se, Alessandro Matri, Fabio Quagliarella dhe Marco Borriello kanë shënuar vetëm nëntë gola të gjithë së bashku. Ndoshta në këtë takim, ata mund të shpërthejnë dhe të shënojnë shumë gola.

Bashkëbisedim me Cavanin!

Juventusi sot ka një rast shumë të mirë, që të fillojë bisedimet me Edinson Cavanin, pasi Biankonerët kërkojnë transferimin e tij. Sidoqoftë, Cavani sot mund të jetë njeriu kryesor i Napolit.

Kërkojmë trofe

Napoli e kërkon më shumë këtë trofe sesa Juventusi. Duke ditur se 5 vite më parë, Napoli ka qenë duke luajtur me skuadra si Juve Stabia në Serie C1. 32 mijë fansa të Napolit, pritet që sonte ta okupojnë kryeqytetin e Italisë.

S.Metbala / lajmesport.com

Nese keni dicka per te komentuar ju lutemi bejeni ne hapesiren me poshte . Gjithashtu mund te perdorni butonat Like, Tweet, Google +1

Komente - Komentoni me anë të Facebook

Lajmet e Fundit

Editoriale

andrea

Sezoni katastrofik i Inter 2012-2013

Inter ka arritur rekorde të reja këtë sezon, ...
jose

Gabimet e Jose Mourinho sipas “Marca”

Shumë zhurmë për asgjë. Të tillë e cilëson ...
real-madrid-atletico-madrid-121129

Real Madrid – Atletico Madrid derbi në statistika

Derbi i Madridit njihet si një nga sfidat ...

Advertisements

4 Pics 1 Words | Ruzzle Cheat | Icomania Answers