Cavani apo Torres?Kjo do jetë sfida e rradhës mes dy lojtarëve në Ligën e Kampionëve e cila pritet të dhurojë sot një ndeshje tepër interesante pasi do takohen Napoli kundër Chelseat me fillim nga ora 20:45.
Po të shohim format e tanishme atëherë kjo pytje nuk do vlente pasi sulmuesu uruguajan dukshëm është më i mirë se Torres edhe pse ky i fundit mbetet gjithmonë lojtar i madh.
Cavani është njeriu kryesorë i Napolit me dallim nga spanjolli që nuk po e gjenë formën e tij të cilën e posedonte te ish skuadra e tij,Liverpool.
Cavani apo i njohuri me nofkën Matador deri tani ka totalisht 22 gola në të gjitha gara me klubin italian.
Ja edhe forma e uruguajanit…
Miqësoret: 1 lojë,0 gola,0 asistime
Kupa e Italisë: 3 loja,3 gola,0 asistime
Serie A: 22 loja,15 gola,1 asistim
Liga e Kampionëve: 6 loja,4 gola,0 asistime
Gjithësej: 32 loja, 22 gola,1 asistim
Torres apo i njohuri si El Nino deri tani ka vetëm 5 gola në të gjitha garat dhe kjo ndoshta paraqetë formën më të dobët në karrierën e tij si futbollistë.
Ja forma e spanjollit…
Carling Cup: 1 lojë,0 gola,0 asistime
Miqësooret: 4 loja,1 gol,0 asistime
FA Cup: 3 loja,0 gola,0 asistime
Premier League: 20 loja,2 gola,4 asistim
Liga e Kampionëev: 5 loja,2 gola,4 asistime
Gjithësej: 33 loja,5 gola,8 asistime
Torres deri tani ka vetëm 2 gola për Chelsean në Ligën e Kampionëve edhe pse si lojtar i saj është paraqitur plotë 9 herë.
Ndërsa Cavani në këtë kompeticion është paraqitur 6 herë si lojtarë i Napolit dhe ka realizuar 4 gola.
Ndeshja e fundit e Torres u luajt në kuadër të FA Cup ndaj Birminghamit por as aty ai nuk arriti të gjejë golin.
Ndërsa ndeshja e fundit për Cavanin ishte ndaj Fiorentinas ku ai realizoi dy gola në fitoren 3-0 të klubit të tij.
Po ju vizitorë të nderuar si mendoni cili nga ata do jetë vendimtar në këtë takim?Shprehuni në hapësirën për komente…/lajmesport.com
FINALJA: FC Bayern Munchen v Chelsea FC ?
Total Voters: 21,984