
Një sondazh i bërë nga ndër faqet më të mëdha sportive në botë, Goal.com ka shfaqur Ronaldon përmbi Messin për performancat e muajit Janar.
Sipas vizitorëve Cristiano Ronaldo pati paraqitje më të mira sesa Messi gjatë Janarit pasi portugezi e drejtoi klubin e tij drejtë disa fitoreve shumë të rëndësishme teksa Messi nuk arriti të bënte një gjë të tille ku këtë gjë më së miri e vërteton barazimi në ndeshjen e fundit kundër Villarealit në La Liga dhe kundër Valencias në Copa del Rey me ç’rast argjentinasi e humbi dhe një penalti.
Ronaldo ka fituar 4.944 vota ose 58.99% të tyre teksa Messi ka marë 3.440 ose 41.01% të votave.
Çka mendoni ju, cili ka shfaqur paraqitje më të mira në Janar? Ronaldo apo Messi? Shprehuni në hapësirën për komente…
S.Metbala / lajmesport.com
FINALJA: FC Bayern Munchen v Chelsea FC ?
Total Voters: 21,984