Real Madridi ka për të zhvilluar një ndeshje mjaftë të vështirë kundër klubit rus, CSKA sa i përket ndeshjes së parë në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Misioni i të Bardhëve të Mourinhos në Ligën e Kampionëve sapo ka filluar teksa testi i parë i tyre quhet ‘CSKA’ e cila do të mundohet të befasojë Real Madridin në ndeshjen e parë e cila do të zhvillohet në kushte tepër të ulëta atmosferika teksa i ftohti rus nuk do të ndikojë fare në hijeshin e kësaj ndeshjeje.
Trofeu i Ligës së Kampionëve duket sikur të jetë një obsesion për Jose Mourinhon edhe pse dëshiron ta fshehë këtë gjë duke thënë se një titull i një lige është më i rëndësishëm sesa ai i Ligës së Kampionëve edhe pse të gjithë ne e dimë se obsesioni i tij është pikërisht ky titull.
Edhe pse Reali është Mbret në këtë garë pasi ka më shumë titujë se të gjithë skuadrat tjera, fansat nga Santiago Bernabeu dëshirojnë ta shohin këtë trofe përsëri në kabinetin e tyre pasi ka kaluar një kohë shumë e gjatë teksa ata nuk po arrijnë të korin sukses.
Ndeshja e nesërme pritet të jetë shumë e vështirë për Real Madridin edhe pse në fund pritet të shënojë një fitore solide pavarësisht motit dhe stadiumit se ku do të luhet takimi.
Përbërjet:
CSKA
Klubi rus do të paraqitet në këtë takim me shumë mungesa pasi portieri, Igor Akinfeev është i lënduar, Mark Gonzalez dhe playmekeri Keisuke Honda gjithashtu do të mungojnë në këtë takim.
Cauna ka pasur një operacion dhe nuk është i gatshëm, teksa Mamaev dhe Nababkin janë të suspenduar.
Real Madrid
Jose Mourinho nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Angel Di Marias për këtë takim i cili është i lënduar.
Lassana Diarra gjithashtu nuk do të paraqitet në këtë takim teksa Altintop vazhdon të jetë i lënduar.
Formacionet e mundshme:
CSKA 4-2-3-1
—————————Chepchugov———————-
—A Bere’ski, B Bere’ski, Igna\vich, Schennikov—
———————-Wembloom, Aldonin—————
——————–Oliseh, Dzagoev, Musa—————-
——————————Doumbia———————–
Real Madrid 4-2-3-1
———————–Casillas———————-
——-Arbeloa, Pepe, Ramos, Marcelo——
——————-Khedira, Alonso——————
—————–Ozil, Kaka, Ronaldo—————–
———————–Benzema——————
Parashikim: CSKA 0-2 Real Madrid
Çka mendoni ju, si do të përfundojë ky takim? Shprehuni në hapësirën për komente…
S.Metbala / lajmesport.com
FINALJA: FC Bayern Munchen v Chelsea FC ?
Total Voters: 21,984