Chelsea dhe Manchester United kanë dhuruar spektakël dhe kanë treguar vlerat e tyre pas barazimit,3-3.
United e nisi mirë takimin duke rrezikuar që në fillim nëpërmjet Rooney i cili kishte rast të mirë pas goditjet nga gjuajtja e lirë.
Në vazhdim United kishte edhe disa raste të tjera shënimi por ato ishin vetëm gjysmë-raste.
Por duke folur për United nuk duhet harruar Chelsea e cila kishte raste të mrekullueshme dhe kur erdhi minuta e 36 ishte Sturridge që kaloi Evran dhe pastaj asistoi në zonë ku topi e preku Evansin dhe u fut në rrjetë për 1-0 i cili ishte rrezultati final në pjesën e parë.
Pjesa e dytë u nisë perfekt nga Chelsea që mbrenda 6 minutav realizoi dy herë.
Së pari ishte mesfushori spanjoll që 1 minutë pas pjesës së dytë dyfishoi epërsin për 2-0 kurse pas tij ishte braziliani,David Luiz i cili me kokë goditi topin i cili e preki Ferdinandin dhe kjo mjaftoi që topi të futej në rrjetë (51′)
United është United,edhe pse pranuar 3 gola treguan shpirtin e tyre të vërtetë duke realizuar menjëherë (58′) me anë të Rooney nga pika e bardhë (Sturridge shkaktoi penaltinë pas ndërhyrjes së parregulltë ndaj Evras)
Pas kësaj penaltie,Howard Webb nuk heiztoi të akordoj penaltinë e dytë në takim dhe atë përsëri për United pas ndërhyrjes së Ivanovicit ndaj anglezit,Danny Welbeck.Nga 11 metërshi,100% i saktë u tregua Wayne Rooney.
Në vazhdim United e kërkoi barazimin edhe pse Chelsea rrezikoi disa herë nëpërmjet kundërsulmueve siq ishte goditja e fuqishme nga Essien dhe rasti i sigurtë i humbur nga Torres.
Kur United më së shumti ka nevojë paraqitet i inkuadruari në lojë në pjesën e dytë,Javier Hernandez Chicharito që me kokë realizoi për rikthimin senzacional 3-3.
Pas barazimit në vazhdim loja ishte e barabartë por De Gea ishte njeriu kryesorë që United nuk pësoi humbje pasi bëri intervenim fenomenal pas goditjes së Matas nga gjuajtja e lirë.Por pavarësisht kësaj rrezultati mbeti 3-3 dhe United mbetet në pozitën e dytë me dy pikë më pakë se City para se javën tjetër në Old Trafford takohet me Liverpoolin/lajmesport.com
FINALJA: FC Bayern Munchen v Chelsea FC ?
Total Voters: 21,984