
Ne së bashku me ju dëshirojmë që me anë të një debati të mësojmë taktikat e dy trajnerëve që pritet të përdorin në takimin e sotëm i cili do të shikohet me miliona njerëz nga anë e mbarë bota.
Real Madrid
Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho si duket këtë takim do të luaj në mënyrën më të mirë që di ai, pra në fillim do të mbrohet dhe do të tentojë të rrezikojë portën e Barcelonës me anë të kundërsulmeve. Kur Blaugranët do ta humbin topin atëherë një mbrojtës do të pasoj topin deri ta Alonso ose Coentrao ku më pas atë do ta merr Ozili i cili do të servojë te lojtarët që do jenë para tij dhe kështu do të rrezikojnë portën e Barcelonës.
Mbrojtja e Real Madridit pritet që në këtë takim të jetë e ndërtuar me dy vija me qëllim izolimi të lojtarëve të Barcelonës sidomos të Lionel Messit.
Ronaldo pritet të ketë në dorë tërë fatin e këtij takimi ndërsa në sulm të Realit startues pritet të jetë Higuain duke parë formën dhe fizikun e tij për ndeshjet e mëdha. Formacioni i Real Madridit në këtë takim pritet të jetë 4-2-3-1.
Barcelona
Për Barcelonën nuk ka se shumë çka të flitet duke parë se Blaugranët në secilin takim luajnë lojë të njëjtë. Pra me mbajtje të topit dhe pasime të shpeshta dhe të shkurtra në mesfushë me të cilët arrijnë shumë shpejtë deri te porta e kundërshtarit.
Barcelona do të zbresë në këtë takim sipas të gjitha gjasave me formacionin e tyre 4-3-3 dhe me të gjithë lojtarët në dispozicion pasi asnjëri nuk vuan nga lëndimi përpos sulmuesit Pedro.
Cili është mendimi i juaj për formacionin dhe taktikat që duhet të përdorin trajnerët për këtë takim? Shprehuni në hapësirën për komente…
S.Metbala / lajmesport.com
FINALJA: FC Bayern Munchen v Chelsea FC ?
Total Voters: 21,984