Friday, December 19th, 2014

Speciale: Top-5 lojtarët e ‘Barcelonës B’ që priten të shkëlqejnë në 2012

Published on January 6, 2012 by   ·   5 Comments
bet365


Padyshim lojtaratë që dalin nga akademia e Barcelonës shumë shpejtë bëhen lojtarë ndër më të mirët në botë.

Te Barcelona B ka disa lojtarë të shquar ndërsa LajmeSport.com ka bërë një përmbledhje të shkurtër rreth pesë emrave të kësaj skuadre të cilët mund të futen në skuadrën e parë të Barcelonës dhe të shkëlqejnë në vitin 2012.

Martin Montoya

Martin Montoya është mbrojtës i krahut të djathtë i cili luan te Barcelona B. Ai ka luajtur shumë pak për klubin e parë të Barcelonë ndërsa ka bërë vetëm një paraqitje në Ligën e Kampionëve ku në atë paraqitje dhe ka shënuar gol. Ai ka një të ardhme të ndritshme përpara tij pasi ka shkëlqyer me kombëtaren spanjolle U-21 duke e fituar Kampionatin Europian.

Marc Bartra

Është një tjetër mbrojtës i talentuar nga Barca B. Ai ka bërë mëse 70 paraqitje me këtë skuadër dhe natyrisht është i rregullt te Spanja U-21. Ai ka nënshkruar kontratë të re deri në 2014 te Barcelona dhe pritet të jetë zëvendësues i Puyol në vitet e ardhshme.

Cristian Tello

Tello në vitin 2008 u transferua te Barcelona B te Espanyoli duke luajtur te Espanyol B në 2009-10. Më pas ai u kthye te Barcelona B dhe shkëlqyer duke u bërë i rregulltë te Spanja U-21. Ai performoi shkëlqyeshëm të ndeshjen kundër Hospitalet me me Barcelonën duke shënuar dy gola dhe një asist. Natyrisht u zgjedh dhe lojtar i ndeshjes nga Goal.com

Jonathan Dos Santos

I riu i vëllezërve, Dos Santos, Jonathan shihet si talent i madh. Ai pothuajse është në stol në të gjitha ndeshjet e Barcelonës së Pep Guardiolës ndërsa nuk po mund të gjejë vetën e tij në formacion startues. Ai gjithashtu i ndihmon shumë edhe Barcelonës B.

Sergi Roberto

Në këtë pozitë pra mesfushë ka shumë lojtarë të mirë te Barca B, Femenia Kiko, Carles Planas dhe natyrisht Gerard Deluofeu po ne kemi zgjedhur Sergi Roberton si më të mirin nga ta pasi është më i riu në këtë listë, vetëm 19 vjeç. Ai gjithashtu ka luajtur dy loja me Barcelonën në këtë sezon ku në Ligën e Kampionëve shënoi gol ndërsa në Copa del Rey erdhi me një asistim.

Sa ishte e nevojshme kjo përmbledhje? Cili nga këta do të shkëlqejë në vitet e ardhshme? Shprehuni në hapësirën për komente…

S.Metbala / lajmesport.com

bet365
Nese keni dicka per te komentuar ju lutemi bejeni ne hapesiren me poshte . Gjithashtu mund te perdorni butonat Like, Tweet, Google +1

Komente - Komentoni me anë të Facebook

Lajmet e Fundit

Editoriale

mess

50 lojtarët më të mirë në botë sipas FIFA-s

FIFA 2015 ka publikuar listën e 50 lojtarëve ...
zhgenjyesit

Ja kush është 11-shja e dështakëve në Brazil 2014

Pa dyshim që për Kupën e Botës flitet ...
arena

Holand – Argjentinë si arritën në gjysmëfinale të dyja skuadrat

Pesë ndeshjet e fundit të Holandës: Holand* 0-0 Kosta ...

Advertisements