
LajmeSport.com është duke vazhduar me specialitet që jemi duke i përgatitur për ndeshjen më të madhe në planet, Real Madrid vs Barcelona e cila zhvillohet sonte.
Në vazhdën e specialiteteve tona tani është një debat ku do të mundohemi të sqarojmë pesë pikat të cilët mund të e ndryshojnë kahun e këtij takimi dhe mund të jenë vendimtar për humbjen apo fitoren e ndonjërës skuadër.
Mbrojtja e Real Madridit
Nëse mbrojtja e Real Madridit shkon ashtu siq e ka hartuar Jose Mourinho para këtij takimi atëherë vështirë të thuhet se Barcelona do të shënojë fitore në këtë takim ose do të zhvillojë një ndeshje të bukur.
Nëse Mourinho vend të luaj me dy vija në mbrojtjen e tij atëherë depërtimi i lojtarëve të Barcelonës brenda zonës pritet të jetë një mision i pamundur. Mourinho deri tani me Real Madridin kundër Barcelonës, asnjëherë nuk ka përdorur dy vija në mbrojtjen e tij por këtë e ka bërë me Interin dy sezone më parë gjë e cila ka rezultuar me një rezultat pozitiv.
Lionel Messi
Padyshim në këtë listë padyshim duhet të futet edhe Argjentinasi pasi nga eksperienca e së kaluarës kemi mësuar se ai shumë herë mër të mos thënë gjithmonë di të jetë vendimtar në ndeshjet e mëdha sidomos kundër Real Madridin. Ndoshta nuk do të luaj mirë 90 minuta por atij i mjaftojnë vetëm disa sekonda për ta ndryshuar kahun e takimit pasi shprehet i rrezikshëm me një gjysmërast.
Jose Manuel Pinto
Tashmë është bërë edhe zyrtare se Pinto do të jetë portieri i cili do ta mbrojë portën e Barcelonës në këtë takim që nga minuta e parë. Ne mendojmë se Guardiola ka bërë një gabim që ka vendosur të startojë me të pasi kjo gjë nuk duhet testuar në ndeshjet e mëdha sepse mjafton një gabim i tij për të ndryshuar kahun e lojës, pasi presioni do të jetë tepër i lartë.
Beteja në mesfushë
Real Madridi deri tani asnjëherë nuk ka fituar një betejë në mesfushë kundër Barcelonës bëhet fjalë që kur për Barcelonën luajnë lojtarët si Xavi dhe Iniesta. Këta lojtarë padyshim janë pjesa kryesore e klubit dhe e mbajnë në dorë tërë klubin. Nëse Reali arrin të mposhtë Barcelonën në mesfushë atëherë fitorja e Los Blancos në këtë takim është e garantuar por a do ta shohim ndonjëherë Realin triumfues në mesfushë? Kjo gjë mbetet të shihet sonte.
Kundërsulmet e Realit
Të gjithë presim që Real Madridi këtë ndeshje të startojë me katër mbrojtës dhe dy mesfushorë defanziv që do të thotë të luajë një lojë shumë të mbyllur dhe të sulmojë vetëm me kundërsulme. Për këtë arsye Barcelona duhet të ketë një kujdes të madh në kundërsulmet e Real Madridit pasi nëse i shkojnë mirë atëherë ata do të dalin fitues nga ky takim.
Kaq për këtë përmbledhje të shkurtër? Presim komentin tuaj…
S.Metbala / lajmesport.com
FINALJA: FC Bayern Munchen v Chelsea FC ?
Total Voters: 21,984