Wednesday, May 23rd, 2012

Parashikim: Milan – Inter

Published on January 15, 2012 by   ·   7 Comments


Ndeshja e shumë pritur, ndeshja nga e cila do t’i kenë sytë pothuajse të gjithë adhuruesit e futbollit, ndeshja e cila pritet të sjellë ethe deri në minutat e fundit të saj është afër fillimit teksa kanë mbetur vetëm edhe disa orë largë saj.

Tre pikë në këtë takim janë mëse të rëndësishme pavarësisht se cila skuadër i arkëton ato, këto tre pikë priten të jenë tre pikë të arta.

Tensionet për këtë ndeshje kanë qenë mjaftë të larta edhe nëpër media me deklarata nga më të ndryshme të lojtarëve nga dy taboret.

Massimiliano Allegri dhe Claudio Ranieri janë duke hartuar planet e tyre strategjike për këtë takim i cili do të jetë shumë i rëndësishëm për ta duke parë se Milani lufton për titull ndërsa Interi me këtë fitore do t’i bashkohej luftës për titull.

Padyshim duhet të pranohet se Milani futet në këtë takim si favoritë dhe të gjithë presin një fitore të Rosonerëve por edhe skuadra e Interit tashmë është e koordinuar shumë mirë dhe për këtë arsye ky takim pritet të jetë një takim shumë i mirë.

A e dini se?

Milani ka sulmin më të mirë në ligë duke shënuar 37 gola në 17 ndeshje, 9 më shumë se Juventusi që mban vendin e dytë.

Ibrahimovic së bashku me Di Natalen dhe German Denis janë golashënuesit më të mirë në Serie A me nga 12 gola.

Milani ka fituar tre derbit e fundit zyrtare kundër Interit. Dy në Serie A dhe një në Superkupën e Italisë.

Interi futet në këtë takim pas pesë fitoreve rradhazi në Serie A.

Interi ka pranuar vetëm tre gola në tetë ndeshjet e fundit mirëpo Milani në këtë periodë ka pranuar vetëm dy gola.

Milito ka shënuar plotë pesë gola kundër Milanit që kur u transferua te Interi.

Ndeshjet kokë më kokë

AC Milan 0-1 Inter (Miqësore)
AC Milan 2-1 Inter (Superkupa e Italisë)
AC Milan 3-0 Inter (Serie A)
Inter 0-1 AC Milan (Serie A)
Inter 2-0 AC Milan (Serie A)

Pesë ndeshjet e fundit të këtyre klubeve

AC Milan

Atalanta 0-2 Milan
Cagliari 0-2 Milan
Milan 2-0 Siena
Bologna 2-2 Milan
Plzen 2-2 Milan

FC Inter

Inter 5-0 Parma
Inter 4-1 Lecce
Cesena 0-1 Inter
Genoa 0-1 Inter
Inter 2-0 Fiorentina

Lojtarët kryesor të takimit:

Kevin-Prince Boateng (AC Milan)

Kevin-Prince Boteng pritet të ketë një rol të madh në këtë takim duke parë formën dhe kualitetin e tij. Ai pritet të jetë ‘mbret’ në mesfushë sonte dhe do të ketë një rol të madh pozitiv te skuadra e Milanit.

Sneijder (FC Inter)

Wesley Sneijder do të jetë startues në këtë takim ndërsa e dimë sigurinë e Interit kur në fushë gjindet holandezi. Ai me klasin e tij dhe me ndonjë asistim magjik pritet të jetë vendimtar në këtë takim.

Parashikim: Milan 2-1 Inter

Po ju të nderuar vizitorë, sa e parashikoni rezultatin e kësaj super sfide ?
VOTONI:

Rezultati: AC Milan v Inter ?

Shiko Votimet

Loading ... Loading ...

 

  • http://cprcertificationtraining.net/ Cpr Guidelines

    Milan besoj!

  • Anonymous

    ACMILAN 4-0 INTER

  • http://www.facebook.com/profile.php?id=1728524103 Rron Avdiu

    Inter 3 : Milan 2

  • Ronaldo—2011

    1:0@

  • Anonymous

    po noramal o lajmesport se jo 2-1 po 5 copa ktyne o keni mi kall kejttt edhe fiks 6 or

  • SHPETIM 10

    0-3 MILITO , ALVAREZ , FORLAN

  • http://www.facebook.com/profile.php?id=1052811024 Rexhep Basha

    1-3 200%

Anketë

FINALJA: FC Bayern Munchen v Chelsea FC ?

  • Chelsea FC (51%, 11,213 Votes)
  • Bayern Munchen (49%, 10,774 Votes)

Total Voters: 21,984

Loading ... Loading ...

Advertisements

Reklama

Lajmet e Fundit

Editoriale

Chelsea's Ivorian forward Didier Drogba

10 lojtarët më të mirë këtë sezon në UCL sipas ekspertëve

LajmeSport.Com sjellë tek ju listën e 10 lojtarëve ...
Britain Soccer Premier League

DEBAT: Fituesi i Premier League sezonin e ardhshëm?

Edhe pse ka vetëm një javë që ka ...
Napoli - K

5 Arsye për të shikuar finalen e Kupës së Italisë

Të gjithë gjatë këtij vikendi jemi hutuar pas ...

Advertisements