Wednesday, May 23rd, 2012

Eksluzive: Isa Eminazëri flet për LajmeSport.com

Published on January 10, 2012 by   ·   3 Comments

LajmeSport.com për një vit është bërë një fuqi sportive anë e mbanë vendit dhe pa asnjë pikë dyshimi portali më i vizituar sportiv në Kosovë dhe më gjerë.


Intervistoi: Stafi i LajmeSport.com

Stafi i LajmeSport.com ka vendosur që të interesohet sa më shumë për futbollin shqipëtar sidomos atë Kosovar dhe këtë kemi filluar ta bëjmë qysh sot.

Ne kemi arritur që të takojmë në Shqipëri sulmuesin dhe lojtarin kryesor të Pogradecit, Isa Eminazërin i cili është nga qyteti i Kosovës, Rahoveci dhe kemi bërë një intervistë të shkurtër me të.

Çfarë mendoni për klubin e juaj aktual?

“Unë jam duke kaluar shumë mirë këtu, jamë në formën timë më të mirë dhe jam duke kaluar momente më të mira këtu”.

Ndonjë e re rreth së ardhmes tënde?

“Unë dua të zbulojë eksluzivisht për ju se të martën do nisem për në Turqi dhe do kem prova dy javore te klubi turk, Bursaspor ku pas këtyre provave kam gjasa të mira të nënshkruajë një kontratë për ta dhe të jem lojtar i tyre”.

Ky do jetë një hap i madh në karierën tënde? Si e shpjegoni këtë gjë?

“Si çdo futbollist i ri ashtu edhe unë ëndërron që të ketë një të ardhme të madhe dhe të bëj një hap të madh në karierën personale. Bursaspor është një klub i madh dhe unë do jem tepër i lumtur nëse transferohem aty ku më pas do të mundohem ta ndihmojë atë për suksese më të mëdha”.

Si e keni filluar karierën tënde si futbollist? Si keni arritur deri në këtë nivel?

“Futbolli është jeta ime, futbolli për mua është thjeshtë gjithçka. Pa të nuk mund të jetoja. Unë me një pasion dhe një punë shumë të madhe kam arritur në një nivel që jam tani edhe pse e kam pasur shumë të vështirë pasi në vendin ku jam lindur dhe jam rritur futbollistët nuk trajtohen mirë nga zyrtarët e klubit dhe të komunës”.

Për fund, cila është ëndrra jote?

“Ëndrra ime është që të kalojë këto prova dyjavore te Bursaspor dhe të nënshkruajë për ta dhe natyrisht të mundohem të fitojë ndonjë titull me këtë klub. Nuk e përjashtojë mundësinë që në të ardhmen të luaj në një klub edhe më të madh”, përfundoi sulmuesi.

Sulmuesi, është përcjellur për një kohë të gjatë nga një agjent turk i cili më në fund e ka marë atë për prova te skuadra e Bursaspor ku më pas pritet të nënshkruajë një kontratë për ata.

Njëkohësisht kemi mësuar se Isa Eminazëri është lojtari më i mirë në historinë e klubit të Rahovecit edhe pse është vetëm 23 vjeçar.

Ne do të mundohemi që të arrijmë të intervistojmë edhe shumë futbollistë tjerë kosovarë dhe pse jo në të ardhmen edhe ndonjë Europian.

  • Xoni

    Bravo Bravo Bravo LajmeSport.com ma tmirte jeni ska asnji fjale aty

    The Best

  • Albi

    Po Valla XONI eshte une pajtohem me ty na knaqen qdo dite me lajme

    Suksese te metutjeshme LajmeSport.com

  • Futi-Arsneal

    bravo LajmeSpor.com jeni me te miret ne vendd

Anketë

FINALJA: FC Bayern Munchen v Chelsea FC ?

  • Chelsea FC (51%, 11,213 Votes)
  • Bayern Munchen (49%, 10,774 Votes)

Total Voters: 21,984

Loading ... Loading ...

Advertisements

Reklama

Lajmet e Fundit

Editoriale

Chelsea's Ivorian forward Didier Drogba

10 lojtarët më të mirë këtë sezon në UCL sipas ekspertëve

LajmeSport.Com sjellë tek ju listën e 10 lojtarëve ...
Britain Soccer Premier League

DEBAT: Fituesi i Premier League sezonin e ardhshëm?

Edhe pse ka vetëm një javë që ka ...
Napoli - K

5 Arsye për të shikuar finalen e Kupës së Italisë

Të gjithë gjatë këtij vikendi jemi hutuar pas ...

Advertisements