Para pak çastesh së bashku me ju kemi folur pak për rolin e Cristiano Ronaldos që pritet ta ketë në takimin e sotëm ndërsa tani e ka rradhën jashtëtokësori i Barcelonës, Lionel Messi.

Messi? Messi? Messi? Padyshim që gjithë flasin për Lionel Messin para këtij takimi pasi të gjithë ne e dimë se çfarë ka bërë ai në ndeshjet e kaluar kundër Real Madridit.
Ai shumë herë është shprehur vendimtar nëpër El Clasico ku më shumë bie në sy gjysmëfinalja e Ligës së Kampionëve të vitit të kaluar ku Barcelona e mposhti Realin në Bernabeu në ndeshjen e parë me rezultat 2-0 falë dy golave të shënuara nga Lionel Messi.
Lionel Messi pa asnjë pikë dyshimi për momentin është lojtari më i mirë në botë dhe gjithëçka që ka fituar Barcelona në disa vitet e fundit ndoshta gjithçka është falë Messit i cili çdo herë ka qenë vendimtar për klubin e tij.

Ai ka shënuar gola vendimtar në ndeshje më të madha – gola që i kanë dhurruar titujë të shumtë Barcelonës e cila nesër zhvillon ndeshjen më të rëndësishme në këtë sezon, atë kundër Real Madridit.
Ta harrojmë të kaluarën dhe të fokusohemi pak për të tashmen dhe të ardhmen. Lionel Messi do të jetë lojtari i cili do të jetë në qendër të vëmendjes në ndeshjen e nesërme dhe i cili do të mbahet nga së paku dy lojtarë të Real Madridit.
Jose Mourinho me ditë të tëra ka kaluar kohën e tij për të hartuar planin rreth ndaljes së Barcelonës e sidomos për ndaljen e Messit i cili asesi të mbahet i izoluar gjatë tërë takimit nga mbrojtja e Real Madridit.
Çka mendoni ju vizitorë të nderuar? Cili do të jetë efekti i Lionel Messit në El Clasicon e sotme? Shprehuni në hapësirën për komente…
S.Metbala / lajmesport.com
FINALJA: FC Bayern Munchen v Chelsea FC ?
Total Voters: 21,984