Cristiano Ronaldo padyshim që është lojtari më i mirë i Real Madridit dhe më në formë te ky klub i cili në këtë sezon është duke shkëlqyer – Tani është rradha për një debat që LajmeSport.com do ta bëj për vlerën që do ta ketë Ronaldo në këtë takim.

Ronaldo ka ditur të jetë shumë herë vendimtar në ndeshjet e tij me Real Madridin duke shënuar golat deçiziv për Los Blancos në disa takime.
Padyshim ndeshja që bie më shumë në sy është ajo e sezonit të kaluar. Flasim për finalen e Copa del Rey ku Ronaldo shënoi gol në vazhdime për t’i dhënë klubit të tij trofeun e vetëm në atë sezon pasi mposhti në finale Barcelonën me rezultat minimal falë golit të shënuar nga portugezi.
Reali u elminiua sezonin e kaluar nga Liga e Kampionëve nga Barcelona e cila e eliminoi Los Blancos në gjysmëfinale të asaj gare. Në atë takim Ronaldo dështoi fare duke mos arritur të tregojë formën e tij.

Ronaldo takimin e sotëm do ta fillojë nga minuta e parë dhe të gjithë Madrilenët presin që ai sot të shkëlqejë dhe të jetë vital për Mbretërit të cilët kërkojnë vetëm fitore në këtë takim. Nëse edhe këtë herë Los Blancos nuk shënojnë fitore atëherë Barcelona me të vërtetë ka klas shumë të madh për ata.
Të gjithë sytë do t’i hedhin kah portugezi i cili në ndeshjet me Barcelonën nuk po arrin të jetë fenomenal pasi po dështon pothuajse në të gjitha takimet. Sidoqoftë, në takimin e sotëm pritet të jetë një gjë tjetër ndryshe dhe pritet që Ronaldo ta ketë fjalën për ta ndezur Bernabeun.
Së shpejti dhe Debati rreth efektit të Lionel Messi në këtë takim, andaj ju ftojmë të qëndroni në LajmeSport.com për këto dhe shumë specialitet tjera para El Clasicos.
Cili do të jetë efekti i paraqitjes së Ronaldos në këtë takim? Shprehuni në hapësirën për komente…
Artikull i përgatitur nga: S.Metbala / lajmesport.com
FINALJA: FC Bayern Munchen v Chelsea FC ?
Total Voters: 21,984