
Polonia ka shënuar fitore historike kundër nënkampionit të botës në Basketboll, Turqisë me rezultat 84-83.
Perioda e parë përfundoi në të mirë të Polonisë me rezultat 17-14 ndërsa e dytë me rezultat 22-21.
Turqia u këndedh paksa në periodën e tretë duke e fituar atë me rezultat 22-27.
Peridoa e katërt ishte vendimtare në këtë takim dhe drithërruese deri në sekondat e fundit. Por kur ke në klub një Shqiptar emri i të cilit është Dardan Berisha gjithçka të duket lehtë.
Padyshim Berisha ishte lojtari kryesor i këtij takimi duke shënuar plotë 21 kosha.
Berisha shënoi dy pikë vendimtare në 12 sekondat e fundit të takimit dhe më pas pasi shënoi këto pikë ai u drejtua kah i tërë publiku dhe kamerat duke bërë me duar ‘Shqiponjën’ dhe duke i treguar të gjithëve se ai është ‘Shqiptar” i vërtetë dhe ndihet krenar për këtë gjë / lajmesport.com
Tags: Poloni
FINALJA: FC Bayern Munchen v Chelsea FC ?
Total Voters: 21,984