
Instituti Ndërkombëtar i Historisë dhe Statistikave të Futbollit (IFFHS) ka shpallur ranglistën e klubeve për vitin 2011 ku vërehen ngritje dhe rënie të disa klubeve më të mëdha evropiane.
Dy vendet e para i mbizotërojnë gjigantet spanjoll, Barcelona e cila me 331,0 pikë kryeson para rivalit Real Madrid i cili renditet i dyti me 309,0 pikë, vendin e tretë e ka humbur klubi portugez Porto duke rënë një pozitë më posht për tu ngritur kampioni anglez Manchester United në atë pozitë dhe duke i ndërruar vendet me kampionët portugez.
Ngritje nga viti i kaluar kanë bërë edhe Interi e Schalke ku Zikaltërit janë ngjitur për dy pozita nga vendi i 7-të në të pestin vend të cilin një vit me parë e mbante Manchester City i cili ka rreshqitur për katër pozita dhe Schalke nga vendi 10 ngriten në të gjashtin për të përmbyllur top-10 është përkujdesur Bayerni i cili është ngritur për 8 pozita më lartë.
Sa i përket klubeve tjera italiane, kampioni Milan nga pozita 29 është ngritur në poziten 27 ndërsa rritje drastike ka pasur Roma e cila është ngritur për 10 pozita (nga 50 në 40) për të zhgënjyer Juventusi i cili nga pozita 42 tani renditet i 75-ti.
Nga klubet tjera angleze Arsenali është ngritur nga pozita 36 në 17 më pas Chelsea e cila renditet në po të njëjtin vend si vitin e kaluar (24) për t’i lënë më poshtë Stoke Cityn e cila është ngritur për 58 pozita dhe Liverpooli i cili ka rënë për 24 pozita dhe zë vendin 51 bashkë me Stoke City me nga 158,0 pikë
Ja edhe renditja sipas IFFHS për Top 20 klubet më të mira dhe për disa klube të mëdha evropiane poashtu edhe për klube shqiptare:
1. (1.) FC Barcelona Spanjë 331,0 Pikë
2. (2.) Real Madrid CF Spanjë 309,0
3. (4.) Manchester United FC Angli 287,0
4. (3.) FC Porto Portugali 264,5
5. (7.) FC Internazionale Milano Italia 244,0
6. (10.) FC Schalke 04 Gjermani 242,0
7. (6.) Villarreal CF Spanjë 240,0
8. (9.) CA Vélez Sarsfield Argjentinë 237,0
9.(5.) Manchester City FC Angli 236,0
(18.) FC Bayern München Gjermani 236,0
11. (12.) Paris Saint-Germain FC Francë 226,0
12. (12.) FC Dinamo Kyiv Ukrainë 214,5
13. (8.) Santos FC Brazil 210,0
14. (23.) CD Universidad Católica Santiago Kili 207,5
15. (19.) PSV Eindhoven Holandë 204,0
16. (15.) FC Shakhtar Donetsk Ukrainë 202,0
17. (36.) Arsenal FC Angli 200,0
(37.) Benfica Portugali 200,0
19. (33.) FC Twente Holandë 199,0
20. (17.) Cerro Porteño FBC Asunción Paraguay 197,0
(28.) CA Peñarol Montevideo Uruguay 197,0
24. (24.) Chelsea FC Angli 189,0
27. (29.) AC Milan Itali 185,0
29. (32.) Tottenham Hotspur FC Angli 181,0
40. (50.) AS Roma Itali 167,0
41. (54.) Sevilla FC Spanjë 166,0
46. (50.) Valencia CF Spanjë 163,0
49. (26.) AFC Ajax Amsterdam Holandë 162,5
51. (109.) Stoke City FC Angli 158,0
(27.) Liverpool FC Angli 158,0
56. (33.) SSC Napoli Itali 156,0
60. (42.) BV Borussia Dortmund Gjermani 152,0
75. (42.) Juventus FC Itali 134,0
291. (277.) KS Vllaznia Shkodër Shqipëri 73,0
Renditja është bërë prej 1 Shtator 2010 – 31 Gusht 2011, ndërsa brenda kllapave janë të shënuara pozitat e klubeve sipas vitit të kaluar.
LajmeSport.com
Tags: Arsenal, Barcelona, IFFHS, Inter, Juventus, Liverpool, Milan, Real madrid
FINALJA: FC Bayern Munchen v Chelsea FC ?
Total Voters: 21,984