
Barcelona ka të emëruar tre lojtarë në listën e formacionit më të mirë të javës së fundit të La Ligas teksa Real Madridi nuk ka asnjë të tillë.
Barcelona shënoi fitor të lartë prej 8-0 në Camp Nou kundër Osasunës për t’iu rikthyer fitores dhë për këtë arsye Abidal, Messi, Fabregas dhe Xavi për shkak të performancës së mirë janë në këtë formacion.
Në anën tjetër Real Madridi është shokuar nga Levante duke u mposhtur me rezultat 1-0, duke pësuar kështu humbje që në ndeshjen e tretë të sezonit të ri të La Ligas.
Valencia në anën tjetër ka vazhduar me fitore dhe deri tani Los Che nuk njohin kundërshtar.
Formacioni i Javës: 4-3-3
PORTIER: Pablo (Sporting Gijon)
MBROJTËSIT: Venta (Levante) – Ballesteros (Levante) – Rami (Valencia) – Abidal (Barcelona)
MESFUSHORËT: Fabregas (Barcelona) – Xavi (Barcelona) – Benitez (Granada)
SULMUESIT: Messi (Barcelona) – Soldado (Valencia) – Falcao (Atletico Madrid)
Çka mendoni cili ishte më i miri nga këta 11-të lojtarë? Ne kemi zgjedhur Cesc Fabregas si lojtarin më të mirë të kësaj jave në La Liga. Po Ju? Shprehuni në hapësirën për komente…
LajmeSport.com
Tags: Barcelona, La Liga, Real madrid
FINALJA: FC Bayern Munchen v Chelsea FC ?
Total Voters: 21,984