
Portieri i Chelseat, Petr Cech ka lavdëruar sulmuesin e tij, Fernando Torres duke thënë se ai do të shënoj shumë gola në këtë sezon dhe do të bëj asistime të panumërta për shokët e skuadrës.
“Ai çdo herë e më shumë është duke u përmirësuar. Kundër Stoke ai pati një takim të përkryer por ishte i pafatë pasi nuk shënoi gol”.
“Kundër Leverkusen ai bëri dy asistime. Kundër United krijoi një rast të 100% për Ramires i cili nuk shënoi gol. Më pas ishte vet ai që shënoi një gol dhe pas golit bëri një rast që nuk e di as vet sesi e humbi. Por kjo nuk më intereson, ai do të shënoj shumë gola”.
“Ai shënon gola dhe i krijon ato për shokët e skuadrës. Ju dëshironi që sulmuesi të shënoj por nëse Torres asiston në dy gola në takim atëherë kush kujdeset?”, tha Cech për PA. / lajmesport.com
FINALJA: FC Bayern Munchen v Chelsea FC ?
Total Voters: 21,984