
Portieri njëkohësisht kapiteni i Real Madridit, Iker Casillas ka thënë se debutimi i tij me fanellën e Los Blancos është kujtimi i tij më i mirë që ka në karierën e tij.
Iker Casillas e bëri debutimin e tij me fanellën e Real Madridit kur ishte 17 vjeçar në ndeshjen kundër Atletico Bilbao në San Mames.
“Ky është kujtimi më i mirë që kam unë. Unë shkova që nga Divizioni B në playoff me Real Madrid C që të arrija më pas në San Mames”.
“Ju mund ta imagjinoni se sa ndryshimë kanë ndodhur. Nga tre gazetarë që ishin të angazhuar në ndeshje tani janë bërë mëse 50-të. Atëherë është luajtur para 500 tifozëve por tani ka arritur në 100 mijë. Është një ndryshim brutal”, tha Casillas. / lajmesport.com
Tags: Casillas, La Liga, Real madrid
FINALJA: FC Bayern Munchen v Chelsea FC ?
Total Voters: 21,984