
Sulmuesi i Liverpoolit, Luis Suarez ka shënuar dy gola për kombëtaren e tij, Uruguain në ndeshjen gjysmëfinale të Copa America kundër Perusë.
Pjesa e parë ishte kryesisht e qetë dhe e balancuar. Edhe pse kishte disa gjysmëraste nga dy skuadra kjo pjesë përfundon me barazim pa gola.
Në minutën e 53 Luis Suarez shënon për epërsinë e parë të Uruguait në këtë takim.
Saktësisht pesë minuta më vonë Pereira i dhuron një top të mirë Suarezit i cili shënon golin e tij të dytë personal në këtë takim dhe të dytin për kombëtaren e tij.
Deri në fund Peru ishte e pafuqishme të bënte diçka dhe kështu Uruguai me këtë fitore prej 2-0 kualifikohet në finale të Copa America. / lajmesport.com
FINALJA: FC Bayern Munchen v Chelsea FC ?
Total Voters: 21,984