
Sulmuesi i Brazilit, Robinho beson se skuadra e tij luajti mirë në Copa America, përkundër faktit që u eliminua në çerekfinale.
Pesë-herë kampioni Botëror u eliminua në çerekfinale kundër Paraguajit, pas akordimit të penaltive që përfunduan 2-0 pas barazimit 0-0.
“Mendoj se ishim mirë në Copa America. Duhet të ecim me kokën lartë”, deklaroi ai pas ndeshjes.
“Është turp që nuk jemi kampionë. Ishim më të mirë, por humbëm në goditjen e penaltive. Ekipi ynë ishte shumë më i mirë, praktikuam penaltitë, por nuk punoi”.
“Fituam Copa American e kaluar, por nuk ishte e pamundur ta fitojmë këtë”.
“Për një ekip si ne, që pëlqen të luajë me prekje të shpejta, gjendja e fushës ishte e dëmtuar”, kritikoi Robinho gjendjen e mjeruar të fushës. /lajmesport.com/
Tags: Brazil, Paraguaj, Robinho
FINALJA: FC Bayern Munchen v Chelsea FC ?
Total Voters: 21,984