Wednesday, May 23rd, 2012

Parashikim: Argjentina – Uruguai

Published on July 16, 2011 by   ·   No Comments

Dita: 17.07.2011
Ora: 00:15

Argjentina do të përballet me Uruguain në çerekfinale të Copa America.

Argjentinasit nuk e filluan fare mirë këtë garë pasi në dy ndeshje fituan vetëm dy pikë ndërsa në ndeshjen e tretë dhe atë vendimtare kundër Kosta Rikës shënuan një fitore të lartë prej 3-0 duke përfunduar kështu në vendin e dytë të Grupit A me pesë pikë.

Uruguai gjithashtu përfundoi në vendin e dytë të Grupit C me pesë pikë dy më pak se Kili i cili përfundoi në vendin e parë.

Golashënuesi më i mirë në Copa America për momentin është sulmuesi i Argjentinës, Sergio Aguero i cili për tre ndeshje ka shënuar tre gola.

Në anën tjetër golashënuesi më i mirë i Uruguait nuk është Luis Suarez, Diego Forlan apo Edinson Cavani por është mbrojtësi Alvaro Pereira i cili ka shënuar dy gola.

Fituesi i këtij takimi në gjysmëfinale të Copa America do të përballet me fituesin e takimit Kolumbi – Peru.

Kjo ndeshje padyshim që është ndeshja kryesore e fazës çerekfinale pasi është një derbi ku do të përballen dy skuadra tepër të forta.

Argjentina para fillimit të kampionatit është parë si favorite kryesore për ta fituar atë pasi vet kjo garë zhvillohet në Argjentinë mirëpo paraqitja në dy ndeshjet e para e kësaj kombëtareje e zbeh pak këtë mendim.

Uruguai në anën tjetër ka një sulm të frikshëm me Luis Suarez dhe Diego Forlan të cilët mund të dënojnë në çdo çast dhe moment.

Formacioni i mundshëm i Argjentinës: Romero – Zabaleta, Burdisso, Milito, Zanetti – Gago, Mascherano – Aguero, Messi, Di Maria Higuain.

Formacion i mundshëm i Uruguait: Muslera – Pereira, Lugano, Victorino, Caceres, A. Pereira – Gonzalez, Peres, Ros – Forlan, Suarez.

Lojtarët që mund të bëjnë diferencën:

Argjentina (Lionel Messi)

Jashtëtokësori Messi është duke u kritikuar shumë nga fansat e Argjentinës për shkak të paraqitjes së dobët që bën me kombëtaren e tij duke krahasuar me atë që bën për Barcelonën, por Messi është një lojtar i cili dinë të bën diferencën në ndeshjet e mëdha.

Ndeshja e fundit e tij kundër Kosta Rikas ishte fenomanle ku është zgjedhur edhe lojtar i ndeshjes.

Messi në bashkëpunim me Agueron mund të bëjnë diferencën në këtë takim.

Uruguai (Luis Suarez)

Lojtari i Liverpoolit është duke u treguar tepër i rrezikshëm në ndeshjet e mëdha. I duhet vetëm një gjysmërast për të shënuar gol dhe më e mira e këtij lojtari është se ai nuk fal.

Në bashkëpunim me Forlan, Suarez mund të jetë shkatërrues për Argjentinën në këtë takim.

Parashikim: Argjentina 2-1 Uruguai

Ju vizitorë të nderuar, çfarë mendoni? Si do të përfundoj ky takim? Shprehuni në hapësirën për komente…

Tags: ,

Anketë

FINALJA: FC Bayern Munchen v Chelsea FC ?

  • Chelsea FC (51%, 11,213 Votes)
  • Bayern Munchen (49%, 10,774 Votes)

Total Voters: 21,984

Loading ... Loading ...

Advertisements

Reklama

Lajmet e Fundit

Editoriale

Chelsea's Ivorian forward Didier Drogba

10 lojtarët më të mirë këtë sezon në UCL sipas ekspertëve

LajmeSport.Com sjellë tek ju listën e 10 lojtarëve ...
Britain Soccer Premier League

DEBAT: Fituesi i Premier League sezonin e ardhshëm?

Edhe pse ka vetëm një javë që ka ...
Napoli - K

5 Arsye për të shikuar finalen e Kupës së Italisë

Të gjithë gjatë këtij vikendi jemi hutuar pas ...

Advertisements