
Paraguai ka barazuar me Venezuelën në një ndeshje dramatike me rezultat 3-3, dhe kështu dy kombëtare janë kualifikuar për në çerekfinale të Copa America.
Në fillim të ndeshjes saktësisht në minutën e 5-të, Rondon shënon për t’i dhënë epërsinë Venezuelës.
Gjysmë ore më vonë Antolin Alcaraz shënon për të barazuar rezultatin.
Në pjesën e dytë kemi parë katër gola. Në minutën e 63, Ramon Barrios shënon për epërsinë e parë të Paraguait në këtë takim ndërsa Riveros në minutën e 86 e dyfishon atë epërsi.
Atëherë kur mendonin të gjithë se Paraguai do të shënonte fitore në këtë takim në skenë dolën Fedor dhe Perozo të cilët shënuan dy gola në minutën e fundit të takimit për rezultatin përfundimtar 3-3.
Me këtë barazim dy këto kombëtare janë kualifikuar për në çerekfinale të Copa America. / lajmesport.com
FINALJA: FC Bayern Munchen v Chelsea FC ?
Total Voters: 21,984