
Dy super-sulmuesit të Brazilit, Pato dhe Neymar ishin në top-formë në ndeshjen e fundit kundër Ekuadorit pasi shënuan secili nga dy gola në fitoren e Brazilit me rezultat 4-2.
Në minutën e 29-të Andre Santos pason deri te Pato i cili shënon për epërsinë e Brazilit.
Mirëpo Ekuadori i rikthye përsëri në lojë pasi barazoi rezultatin me anë të Felipe Caicedos.
Në minutën e 50 lojtari i Santos, Ganso pason deri te bashkë-lojtari i tij te ky klub, Neymar për të rikthyer epërsinë e Brazilit.
Mrëpo Caicedo tregoi se kombëtarja e tij nuk erdhi këtu për tu dorëzuar pasi shënon përsëri për të barazuar rezultatin.
Në minutën e 62 Pato shënon për të rikthyer sërish epërsinë e Brazilit ndërsa Neymar në minutën e 72 shënon për rezultatin përfundimtar të takimit, 4-2.
Me këtë fitore Brazili është në krye të Grupit B pasi ka 5 pikë, ndërsa Ekuadori është në vendin e fundit me një pikë. / lajmesport.com
FINALJA: FC Bayern Munchen v Chelsea FC ?
Total Voters: 21,984