Wednesday, May 23rd, 2012

Muslera fundos Argjentinën

Published on July 17, 2011 by   ·   No Comments

Nikoqiri i Copa America 2011, Argjentina, është eliminuar nga kjo garë në çerekfinale pas penaltive kundër Uruguajit në Santa Fe.

Ndeshja në fillim kishte intensitet të lartë, pasi dy ekipet kërkuan golin dhe këtë qëllim së pari e arrin Uruguaji, i cili përmes Diego Perez shënon për 1-0 duke shokuar ekipin Argjentinas(6’).

Sidoqoftë, ekipi i Sergio Baptistas filloi të këndellet shpejtë përmes lojtarit më të mirë të tyre, Lionel Messit, i cili me një krosim milimetrik, shërben për Gonzalo Higuain, i cili edhe më bukur barazon rezultatin 1-1(18’).

Në minutën e 39’, Diego Perez shkakton një ndërhyrje duke u sanksionuar me kartonin e dytë të verdhë, me ç’rast u përshëndet herët nga ky takim.

Përkundër faktit se kishin një lojtar më shumë, Argjentina nuk bëri presion të vazhdueshëm në fillimin e pjesës së dytë, mirëpo me inkuadrimin në lojë të Pastores dhe Tevez, sulmi i ekipit të Baptistas u vu në punë.

Ishte heroi i këtij takimi, Fernando Muslera, i cili ndali një depërtim me një goditje të Leo Messit, një goditje të Higuain, një goditje të Pastores dhe në fund ndali edhe raketën e lansuar nga Carlos Tevez, që duhet t’i thuhet BRAVO !

Në minutën e 87’, Mascherano ndëshkohet me karton të kuq dhe kështu skuadrat mbesin me dhjetë lojtarë në fushë duke shkuar në vazhdime.

Në vazhdime ishte Argjentina që dominoi në dy pjesë, duke poseduar vazhdimisht topin dhe duke krijuar raste nga kombinimet e Messit dhe Pastores, mirëpo fati nuk ishte me ta dhe u desh të shkonin në penalti.

Në penalti, të gjithë Argjentinasit ekzekutuan saktë penaltitë e tyre, përveç Carlos Tevez, i cili në gjuajtjen e tij përdori fuqinë e jo taktikën, duke u bërë shkaku kryesor i eliminimit të Argjentinës, kurse në anën tjetër të pestë lojtarët e Uruguajit u treguan të saktë.

Pas dominimit pothuajse të plotë në këtë ndeshje, Argjentina përshëndetet nga ky kompeticion, kurse Uruguaji vazhdon më tej falë Fernando Musleras, i cili ka merita të mëdha për këtë kualifikim në gjysmëfinale të Uruguajit. /lajmesport.com/

Tags: , ,

Anketë

FINALJA: FC Bayern Munchen v Chelsea FC ?

  • Chelsea FC (51%, 11,213 Votes)
  • Bayern Munchen (49%, 10,774 Votes)

Total Voters: 21,984

Loading ... Loading ...

Advertisements

Reklama

Lajmet e Fundit

Editoriale

Chelsea's Ivorian forward Didier Drogba

10 lojtarët më të mirë këtë sezon në UCL sipas ekspertëve

LajmeSport.Com sjellë tek ju listën e 10 lojtarëve ...
Britain Soccer Premier League

DEBAT: Fituesi i Premier League sezonin e ardhshëm?

Edhe pse ka vetëm një javë që ka ...
Napoli - K

5 Arsye për të shikuar finalen e Kupës së Italisë

Të gjithë gjatë këtij vikendi jemi hutuar pas ...

Advertisements