Wednesday, May 23rd, 2012

Kaka, Benzema, Higuain – Yjet që mund të largohen nga Real Madridi këtë verë

Published on July 3, 2011 by   ·   No Comments

Lajmesport.com ju sjellë një përmbledhje të vogël të skuadrës së Mourinhos ku me ndihëm e juaj do të mundohemi të kuptojmë se cilët lojtarë mund të largohen nga Reali gjatë kësaj vere.

Jose Callejon, Hamit Altintop, Nuri Sahin dhe Raphael Varane janë lojtarët që janë transferuar te Real Madridi deri tani ndërsa pritet që të njëjtën gjë të bëjnë edhe Neyma, Sergio Aguero dhe Fabio Coentrao.

Me transferimin e këtyre lojtarëve nga Reali gjatë kësaj vere duhet të largohen disa lojtarë të tjerë.

Karim Benzema

Shteti: Francë
Mosha: 23
Pozicioni: Sulmues
Çmimi: 27 milionë euro
Gjasat për largim: 30%

Klubet e interesuara: Manchester United, Juventus, Arsenal, Manchester City, Tottenham.

është pritur shumë nga Benzema gjatë këtij sezoni por ai nuk kishte shumë hapësira te Real Madridi dhe kështu nuk ka mundur të tregoj formën e tij të vërtetë.

Për shërbimet e tij janë interesuar shumë klube ndërsa kryesori është Manchester United me sulmuesin që kërkohet shumë nga Ferguson.

Sergio Canales

Shteti: Spanja
Mosha: 20
Pozicioni: Sulmues
Çmimi: 10 milionë euro
Gjasat për largim: 90%

Klubet e interesuara: Aston Villa, Everton, Racing

Sergio Canales ka shkëlqyer me Spanjën U-16, 17 U18, U19, U20 ndërsa të njëjtën gjë e ka bërë edhe te ish-klubi i tij, Racing Santander.

Por me transferimin te Reali ai dështoi totalisht dhe kështu është shumë pranë largimit nga kjo skuadër.

Lassana Diarra

Shteti: Francë
Mosha: 26
Pozicioni: Mesfushor
Çmimi: 18 milionë euro
Gjasat për largim: 80%

Klubet e interesuara: Manchester United, Tottenham, Juventus

Lassana ishte i rëndësishëm shumë te Real Madridi por me ardhjen e Mourinhos në krye të klubit ai nuk bën pjesë më në planet e skuadrës dhe kështu është shumë pranë largimit nga Los Blancos.

Klubi që ka gjasa të mëdha të sigurojë shërbimet e mesfushorit është Manchester United pasi edhe vet lojtari ka thënë se nga Reali do të largohet vetëm në drejtim të Old Trafford.

Royston Drenthe

Shteti: Holandë
Mosha: 24
Pozicioni: Anësor
Çmimi: 12 milionë euro
Gjasat për largim: 100%

Klubet e interesuara: Juventus, AZ Alkmaar, Benfica

Royston Drenthe është pothuajse i larguar nga Reali ndërsa ende nuk dihet se cili do të jetë klubi i tij i ri.

Ai ka mundësi të rikthehet te vendlindja e tij pasi për të është interesuar AZ Alkmaar, ndërsa ai shumë lehtë mund të shkoj edhe te Juventus apo Benfics.

Fernando Gago

Shteti: Argjentina
Mosha: 25
Pozicioni: Mesfushor
Çmimi: 10 milionë euro
Gjasat për largim: 90%

Klubet e interesuara: Liverpool, Boca Juniors, Roma

Fernando Gago u transferua te Real Madridi në vitin 2007 pasi pati formë impresive si i ri te Boca Juniors formë këtë të cilën nuk ka mundur kurrë ta tregoj te Los Blancos.

Ai më nuk bën pjesë në planet e Mourinhos dhe kështu sipas të gjitha gjasave do të largohet nga klubi.

Ezequiel Garay

Shteti: Argjentina
Mosha: 24
Pozita: Mbrojtës
Çmimi: 6 milionë euro
Gjasat për largim: 90 %

Klubet e interesuara: Sevilla, Lyon, Marseille, Benfica

Ai pati shumë të vështirë të tregoj formën e tij të mirë me Mourinhon dhe kështu do të largohet nga Reali gjatë kësaj vere.

Një numër i madh i klubeve tjera dëshirojnë shërbimet e tij dhe kështu ai duhet të zgjedh njërin nga ata.

Gonzalo Higuain

Shteti: Argjentina
Mosha: 23
Pozita: Sulmues
Çmimi: 25 milionë euro
Gjasat për largim: 10%

Klubet e interesuara: Juventus, Arsenal, Manchester City

Ka pasur shumë spekulime rreth largimit të Higuain nga Reali gjatë kësaj vere, sidoqoftë është vet ai i cili ka shprehur dëshirën e tij për të qëndruar te klubi.

Edhe vet trajneri Mourinho ka thënë se Higuain është ende në planet e tij për sezonin e ri.

Kaka

Shteti: Brazil
Mosha: 29
Pozita: Mesfushor
Çmimi: 40 milionë euro
Gjasat për largim: 50%

Klubet e interesuara: Inter, Milan, Juventus, Chelsea, Manchester City

Kaka njihet si njëri ndër transferime më të shtrenjta në historinë e futbollit por ai nuk ka arritur për asnjë moment të tregoj te Reali atë që tregoi te Milani.

Kështu ai është njëri ndër lojtarët që mund të largohet nga Los Blancos gjatë kësaj vere pasi për të janë në garë disa klube Europiane.

Me transferimin e lojtarëve të rinj në Santiago Bernabeu vendi i tij është duke u ngushtuar edhe më shumë.

Pedro Leon

Shteti: Spanjë
Mosha: 24
Pozita: Anësor
Çmimi: 8 milionë euro
Gjasat për largim: 90%

Klubet e interesuara: Liverpool, Tottenham, Valencia

Si nga Canales ashtu edhe nga Pedro Leon është pritur shumë që ata të shkëlqejnë në sezonin e kaluar te Real Madridi por kanë dështuar të bëjnë një gjë të tillë.

Mourinho më nuk e llogaritë këtë lojtar në planet e tij kështuqë është çështje ditësh kur do të largohet ai nga Santiago Bernabeu.

Çka mendoni vizitor të nderuar për këtë listë të bërë nga ne? Cilët nga këta lojtarë duhen të largohen nga Real Madridi gjatë kësaj vere? Shprehuni në hapësirën për komente…

Tags: , ,

Anketë

FINALJA: FC Bayern Munchen v Chelsea FC ?

  • Chelsea FC (51%, 11,213 Votes)
  • Bayern Munchen (49%, 10,774 Votes)

Total Voters: 21,984

Loading ... Loading ...

Advertisements

Reklama

Lajmet e Fundit

Editoriale

Chelsea's Ivorian forward Didier Drogba

10 lojtarët më të mirë këtë sezon në UCL sipas ekspertëve

LajmeSport.Com sjellë tek ju listën e 10 lojtarëve ...
Britain Soccer Premier League

DEBAT: Fituesi i Premier League sezonin e ardhshëm?

Edhe pse ka vetëm një javë që ka ...
Napoli - K

5 Arsye për të shikuar finalen e Kupës së Italisë

Të gjithë gjatë këtij vikendi jemi hutuar pas ...

Advertisements