
Sulmuesi i Portos, Radamel Falcao ka shënuar dy gola për kombëtaren e tij, Kolumbinë që në fund dolën të ishin golat e fitores kundër Bolivisë.
Në minutën e 15-të Moreno i dhuron një top të mirë Falcaos i cili shënon për epërsinë e parë të klubit të tij në këtë takim.
Në minutën e 29 i njëjtë lojtar shënon nga penaltia për të dyfishuar epërsinë e Kolumbisë.
Më pas loja ishte e qetë dhe nuk ra ndonjë gol tjetër dhe kështu Kolumbia mposht Bolivinë me rezultat 2-0.
Me këtë fitore Kolumbia është në krye të Grupit A me shtatë pikë, katër më shumë se Kosta Rika që është në vendin e dytë dhe që takohet nesër me Argjentinën për të luftuar në kualifikimin në çerekfinale. / lajmesport.com
Tags: Falcao, fitore, Kolumbia
FINALJA: FC Bayern Munchen v Chelsea FC ?
Total Voters: 21,984