Wednesday, May 23rd, 2012

Editoriale:Ku do përfundojë Fabregas?

Published on July 28, 2011 by   ·   No Comments

Ylli i Arsenalit është telenovela më interesante që ka mbetur.Kjo telenovelë ka filluar qe një kohë të gjatë dhe ende nuk është gjendur fundi i saj dhe pritet që shumë shpejt do ndodhë kjo.
Shumë deklarata të ndryshme nga skuadra e Barcelonës por edhe ajo e Arsenalit për kapitenin e kësaj të fundit të cilat janë pothuajse në luftë për yllin spanjoll.

Barcelona është skuadra më së shumti e interesuar për Fabregasin që u largua po nga kjo skuadër por shumë më herët për tu bashkuar me skuadrën e Wengerit ku u bë një yll i madh.
Xavi ishte lojtari që më së shumti komentoi rreth kësaj ngjarje duke bërë disa deklarata ku ai thoshte se Fabregas e dëshiron Barcelonën dhe se ai do bashkohet me ta shumë shpejt.

Por normalisht deklaratat e Xavit nuk i pëlqyen Wengerit që reagoi menjëherë.
Wenger kishte deklaruar se Xavi do dënohet nëse vazhdon me deklaratat e tij dhe se ai nuk ka nevojë të flasë për çështjen e Fabregasit.
Wenger gjithashtu ka deklaruar se çështja e Fabregasit do mbyllet shumë shpejt dhe menaxheri francez këmbëngul në qëndrimin e tij.

Edhe mediat kudo në botë flasin për çështjen e këtij transferi.Si do përfundojë ai është pyetja e tyre më e madhe.Pas shumë tentimeve nga skuadra katalanase Arsenali pa u hamendur refuzoi ofertat e saj duke kërkuar shumë më të madhe dhe së fundmi Wenger ka kërkuar Thiago Alcantara plus 25 milionë euro për lojtarin.

Së fundmi edhe Guardiola ka ka bërë një deklaratë ku duket se ai nuk dëshiron Fabregasin.Guardiola tha se ata nuk kanë nevojë për Fabregasin kur në klub e kanë Alcantaran.Por kjo verë pritet të jetë e gjatë dhe ende ka kohë që ylli i Arsenalit të vendosë të ardhmen e tij për të cilën do iu informojmë me kohë.

Ju çka mendoni vizitorë të nderuar?Si do përfundojë çështja e Fabregasit?Shprehuni në hapësirën për komente…

Tags: , , , , ,

Anketë

FINALJA: FC Bayern Munchen v Chelsea FC ?

  • Chelsea FC (51%, 11,213 Votes)
  • Bayern Munchen (49%, 10,774 Votes)

Total Voters: 21,984

Loading ... Loading ...

Advertisements

Reklama

Lajmet e Fundit

Editoriale

Chelsea's Ivorian forward Didier Drogba

10 lojtarët më të mirë këtë sezon në UCL sipas ekspertëve

LajmeSport.Com sjellë tek ju listën e 10 lojtarëve ...
Britain Soccer Premier League

DEBAT: Fituesi i Premier League sezonin e ardhshëm?

Edhe pse ka vetëm një javë që ka ...
Napoli - K

5 Arsye për të shikuar finalen e Kupës së Italisë

Të gjithë gjatë këtij vikendi jemi hutuar pas ...

Advertisements