Ka ndodhur befasia e dytë në këtë fazë të Copa Americas, ku Brazili është eliminuar nga Paraguaji në çerekfinale pas akordimit të penaltive, ku më të saktë u treguan reprezentuesit nga Paraguaji.

Ashtu si rasti i favoritit të kësaj gare, Argjentinës, edhe Brazili dështoi të shënonte për 90’ minuta lojë dhe fituesi u desh të vendosej pas vazhdimeve, ku filloi të shtohej presioni dhe si rezultat përjashtohen Lucas Leiva & Antolin Alcaraz, e skuadrat mbetën me nga dhjetë lojtarë në fushë.

Pas dy pjesëve nga 15’ minuta, nuk u tund asnjëra rrjetë dhe u desh të ekzekutoheshin penaltitë, prej të cilëve totalisht të gabueshëm ishin Brazilianët, ngase katër penalti të ekzekutuara nga Elano, Thiago Silva, Andre Santos dhe Fred nuk gjetën cakun.

Në anën tjetër, Paraguajanët ishin të saktë duke u kualifikuar në gjysmëfinale, ku do të përballen me fituesin e ndeshjes Kili – Venezuela. /lajmesport.com/
Tags: Brazil, Copa America, Paraguaj
FINALJA: FC Bayern Munchen v Chelsea FC ?
Total Voters: 21,984