
Roberto Mancini, menaxheri i Manchester Cityt, ka mbyllur dyert përkohësisht për një transferim të Mario Balotellit në Milan.
“Supermario në Milan? Unë mendoj se tani për tani ai do të mbetet tek ne”, tha ish-trajneri i Fiorentinës, Lazios dhe Interit, në një raport në Top Calcio 24.
Balotelli ishte nën urdhërat e Mancinit edhe si pjesë e rivalit të Milanit, Interit ku gjatë sezonit 2007/2008, në kampionat dhe në Kupën e Italisë ai bëri 15 paraqitje dhe shënoi 7 gola.
Tags: Balotelli, Mancini, Milan
FINALJA: FC Bayern Munchen v Chelsea FC ?
Total Voters: 21,984