
Agjenti i sulmuesit, Zlatan Ibrahimovic ka thënë se transferimi i klientit të tij te Real Madridi në këtë verë është gjë e pamundur.
“Unë nuk jam duke përjashtuar mundësin se Milani do të jetë klubi i fundit i Ibrahimovicit. Unë kam thënë të njëjtën gjë për 10-të vitet e fundit. Kur ne shkuam te Barcelona nuk menduam se do të largohemi pas një viti”.
“Lojtari dëshiron të përfundoj karierën e tij te Milani por unë nuk e di nëse do të ndodhë kjo gjë”.
“Ibrahimovic nuk do të largohet nga Milani në këtë sezon për dy arsye. Arsyeja e parë është se Milani nuk dëshiron ta shesë atë ndërsa arsyeja e dytë është se ai nuk dëshiron të largohet nga klubi”, tha Mino Raiola.
Bashkohu në faqen e Realit më të madhe në Kosovë dhe Shqipëri
Tags: Ibrahimovic, La Liga, Milan, Raiola, Real madrid, Serie A, Transferim
FINALJA: FC Bayern Munchen v Chelsea FC ?
Total Voters: 21,984