
Trajneri i Manchester Cityt, Roberto Mancini ka përkrahur sulmuesin e tij, Mario Balotellin duke thënë se ky i fundit mund të arrijë në nivelin e dy futbollistëve për momentin më të mirë në botë, Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos.
“Sa i përket teknikës ai ka gjithçka, por kjo nuk i mjafton atij që të jetë lojtari më i mirë në botë. Messi, Ronaldo, Iniesta janë duke punuar shumë çdo ditë kështuqë ata çdo herë mund të jenë më të mirë”.
“Sidoqoftë, Balotelli mund të arrijë nivelin e tyre”, tha trajneri i Manchester Cityt, Roberto Mancini për Sky Sport Italia.
Balotelli ka një talent të madh por sjelljet e tij jo-sportive nuk e lejojnë atë të tregoj talentin e tij të vërtetë që ka për futbollin.
Tags: Balotelli, City, Mancini, premier league
FINALJA: FC Bayern Munchen v Chelsea FC ?
Total Voters: 21,984