Liverpooli ka shënuar fitore të lartë dhe shumë të rëndësishme kundër Fulhamit me rezultat 5-2 në ‘Craven Cottage’ duke i ringjallur kështu gjasat për të zën një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Liverpoolit filloi shumë mirë takimin dhe kështu në minutën e parë lojtari më në formë te kjo skuadër, Maxi Rodriguez shënon për epërsinë e parë të klubit të tij.
Në minutën e shtatë Glen Johnson harkon mirë deri te Rodriguez i cili godet me të parën me të majtën e tij për të dyfishuar epërsinë e The Reds.
Në minutën e 16 asistuesi i golit të dytë, Glen Johnson asiston deri te Dirk Kuyt i cili godet fortë me të dajthtën e tij dhe shënon për të trefishuar epërsinë e klubit falë gabimit të porteirit të Fulhamit i cili bëri një intervenim katastrofal në këtë rast.
Më pas ndeshja ishte më e qetë dhe kështu pjesa e parë përfundon me fitore të lartë të Liverpoolit prej 3-0.

Në minutën e 57 Bobby Zamora pason deri te Moussa Dembele i cili zbutë epërsinë e The Reds.
Për të rikthyer përsëri epërsinë prej tre golave u përkujdes Rodriguez i cili kompleton (70’) hettrikun e tij në këtë takim.
Pesë minuta më vonë i futuri në lojë, Jonjo Shelvey dhurron një top të mirë për Surez i cili shënon për 5-1.

Katër minuta para përfundimit të takimit Steve Sidwell shënon për rezultatin përfundimtar të këtij takimi, 5-2.
Me këtë fitore Liverpooli ngjitet në vendin e pestë me 58 pikë, katër më pak se Manchester City që është në vendin e katërt, teksa Milionerët kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.
Deri në fund të të këtij kampionati anglez kanë mbetur edhe dy ndeshje ndërsa tani gjasat e Liverpoolit për një kualifikim në Ligën e Kampionëve janë ringjallur edhe pse këto gjasa janë shumë të vogla.
Tags: fitore, Fulham, Liverpool, premier league
FINALJA: FC Bayern Munchen v Chelsea FC ?
Total Voters: 21,984