Wednesday, May 23rd, 2012

Barcelona, kampione e La Ligas

Published on May 11, 2011 by   ·   No Comments

Një barazim me rezultat 1-1 si mysafir i Levantes i ka mjaftuar Barcelonës për të siguruar titullin e La Ligas në këtë sezon pasi kryeson dukshëm në tabelë dhe ka plotë gjashtë pikë më shumë se Real Madridi.

Barcelona filloi mirë takimin edhe pse kishte disa vështirësi të qante mbrojtjen e Levantes e cila në fillim ishte mjaft e organizuar.

Në minutën e 28 Keita shënon për të kaluar klubin e tij në epërsi dhe për ta dërguar atë shumë afër titullit të La Ligas.

Katër minuta para përfundimit të pjesës së parë Caicedo shënon për të barazuar rezultatin.

Disa minuta më vonë lojtarët e Levantes kishin një rast të mirë për të shënuar gol por nuk arritën të bënin një gjë të tillë dhe kështu kjo pjesë përfundon me rezultat të barabartë.

Pjesa e dytë ishte paksa më e qetë me një Barcelona e cila tentonte të shënonte golin e epërsisë dhe të sigurisë.

Blaugranët tentuan shumë dhe patën shumë raste të mira për shënim por fati sot nuk ishte në anën e tyre dhe kështu ndeshja përfundon me rezultat të barabartë, 1-1.

Sidoqoftë, Barcelona me këtë fitore shpallet edhe zyrtarisht kampione e La Ligas pasi është në vendin e parë me 92 pikë, gjashtë më shumë se Real Madridi që është në vendin e dytë, teksa deri në fund të kampionatit kanë mbetur edhe dy ndeshje për tu luajtur.

Tags: , , ,

Anketë

FINALJA: FC Bayern Munchen v Chelsea FC ?

  • Chelsea FC (51%, 11,213 Votes)
  • Bayern Munchen (49%, 10,774 Votes)

Total Voters: 21,984

Loading ... Loading ...

Advertisements

Reklama

Lajmet e Fundit

Editoriale

Chelsea's Ivorian forward Didier Drogba

10 lojtarët më të mirë këtë sezon në UCL sipas ekspertëve

LajmeSport.Com sjellë tek ju listën e 10 lojtarëve ...
Britain Soccer Premier League

DEBAT: Fituesi i Premier League sezonin e ardhshëm?

Edhe pse ka vetëm një javë që ka ...
Napoli - K

5 Arsye për të shikuar finalen e Kupës së Italisë

Të gjithë gjatë këtij vikendi jemi hutuar pas ...

Advertisements