Wednesday, May 23rd, 2012

Pesë mënyra si Real Madrid mund ta mposht Tottenhamin

Published on April 4, 2011 by   ·   No Comments

LajmeSport.com analizon pesë mënyrat e duhura të Real Madrid për ta mposhtur Tottenhamin.

1. Izolimi i Bale

Është njëri ndër lojtarët që ka shkëlqyer më së shumti në Champions League këtë sezon dhe në Santiago Bernabeu do të ketë të bëj me Sergio Ramos. Reprezentuesi Spanjoll duhet ta ndalë Uellsianin ngase nëse i lejon përparësi, atëherë mund të jetë tepër vonë…
Lëvdatat që mori Maicon sezonin e kaluar, të gjitha filluan të shuheshin pas përballjes me Bale në ndeshjen Inter – Tottenham, prandaj Ramos duhet të ketë kujdes.

2. Vëzhgimi i Peter Crouch

Të gjithë e dimë gjatësinë e Peter Crouch dhe Real Madrid nuk i ka për qejf lojtarët e gjatë si kundërshtarë, pasi rreziku nga ata është i madh.
Peter Crouch edhe pse është i gjatë, ai nuk është aq i zhdërvjelltë, por nuk duhet anashkaluar dhe për këtë Pepe do të përkujdeset.

3. Kontrolli mbi fushën

Real Madrid kundër Sporting Gijon vendosi të zhvilloj një lojë direkte dhe kjo vetëm sa i shkaktoi probleme atyre dhe kundër Spurs, Mourinho duhet të mendoj një plan të mirë, ngase loja me topa të gjatë, nuk do të kryente punë kundër ekipit Anglez.

4. Adebayor duhet të jetë ‘heroi’ kundër Spurs

Real Madrid në të kaluarën nuk ka pasur rezultate të mira kundër ekipeve angleze, ngase është eliminuar nga Arsenali dhe Liverpooli [2006,2009], por këtë herë ata kanë Carvalhon, Arbeloan, Alonson, Mourinhon dhe Adebayorin, që kanë qenë prezentë në Premier League.
Është pikërisht Adebayor, ai i cili duhet të tregohet i gatshëm për t’i dhuruar avantazhin los Blancos.

5. Kreativiteti


Humbja kundër Sporting Gijon erdhi për shkak të mungesës së lojtarëve kreativë si Ronaldo, Marcelo dhe Karim Benzema. Prezenca e Ronaldos mbetet të shihet në fushë, kurse Mourinho ka lojtarë të talentuar si: Ozil, Di Maria, Xabi Alonso, Sergio Canales, Pedro Leon, Esteban Granero dhe Higuain i cili është i gatshëm të tregojë kreativitetin e tij, me ato 45′ minuta që posedon.

Foto: Ramos,Pepe,Ozil,Adebayor, Di Mariaa, Real Madrid /lajmesport.com

Tags: , ,

Anketë

FINALJA: FC Bayern Munchen v Chelsea FC ?

  • Chelsea FC (51%, 11,213 Votes)
  • Bayern Munchen (49%, 10,774 Votes)

Total Voters: 21,984

Loading ... Loading ...

Advertisements

Reklama

Lajmet e Fundit

Editoriale

Chelsea's Ivorian forward Didier Drogba

10 lojtarët më të mirë këtë sezon në UCL sipas ekspertëve

LajmeSport.Com sjellë tek ju listën e 10 lojtarëve ...
Britain Soccer Premier League

DEBAT: Fituesi i Premier League sezonin e ardhshëm?

Edhe pse ka vetëm një javë që ka ...
Napoli - K

5 Arsye për të shikuar finalen e Kupës së Italisë

Të gjithë gjatë këtij vikendi jemi hutuar pas ...

Advertisements