Barcelona ka arritur me lehtësi të mposhtë me rezultat 5-1 Shakhtar Donetsk në Camp Nou, ndeshje e cila u zhvillua në kuadër të çerekfinales në Champions League.

Në këtë ndeshje dominoi Barcelona e cila krijoi një mori rastesh dhe këtë e tregon edhe rezultati i arritur.
Shakhtar arriti të mbahej në 45’ minutat e para, ku pranoi vetëm dy gola nga Iniesta [ 2’ ] dhe Daniel Alves [34’].

Në minutën e 53’, pas një asistimi të Xavit, Gerard Pique shënon për 3-0, kurse në minutën e 59’, pas një gjuajtje të lire nga Shakhtar,Rakitskiy realizon për 3-1 dhe krijon paksa shpresa tek ekipi ukrainas për një rezultat më pozitiv në Camp Nou.
Më mire Shakhtar mos të kishte shënuar, pasi menjëherë nga aksioni i filluar nga Messi, vjen një top nga argjentinasi për Keitan dhe Maliani shënon për 4-1.

Barcelona vazhdoi me posedimin e topit, pothuajse si në çdo ndeshje dhe në minutën e 86’ pas një asistimi nga Alves, fituesi i Kupës së Botës, Xavi realizon për rezultatin final Barcelona 5-1 Shakhtar Donetsk.
Foto: Barcelona 5-1 Shakhtar Donetsk /lajmesport.com
Tags: Barcelona, Champions League, Gjysmefinale
FINALJA: FC Bayern Munchen v Chelsea FC ?
Total Voters: 21,984