
Trajneri i Chelseat, Carlo Ancelotti ka thënë se klubit të tij i është mohuar një penalti e pastër në minutat e fundit të ndeshjes çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Manchester United.
Në minutat e fundit të ndeshjes Ramires u fut në zonën e United ndërsa Patrice Evra ndërhyn mjaft ashpër te ai për ta marrrë topin teksa gjyqtari hesht dhe lejon që ndeshja të vazhdoj.
“Ndërhyrja ndaj Ramires ishte një penalti e pastër. Sidoqoftë performance e jonë nuk ishte e keqe në këtë takim, por ne patëm momente në këtë takim ku kemi dështuar”, tha Ancelotti për Sky Sports.
Foto: Ancelotti, Chelsea / lajmesport.com
FINALJA: FC Bayern Munchen v Chelsea FC ?
Total Voters: 21,984