Wednesday, May 23rd, 2012

Italia e fortë për Slloveninë

Published on March 25, 2011 by   ·   No Comments


Italia ka shënuar fitore minimale por tepër të rëndësishme në grupin C në kuadër të ndeshjeve kualifikuese të Euro 2012 kundër Sllovenisë, në ‘Stozice Stadium’.

Italia e filloi vrullshëm takimin duke e kërkuar golin e epërsisë. Italianët kishin disa raste të mira në këtë pjesë por nuk arritën të shënonin ndonjë gol.

Në anën tjetër Sllovenia pothuajse nuk bëri asgjë në këtë pjesë pasi nuk kishte ndonjë rast të mirë që vlen të përmendet dhe kështu kjo pjesë përfundon, 0-0.

Në pjesën e dytë e pamë një Itali më të fuqishme se në atë të parën dhe që kërkoi me ngulm golin e epërsisë.

Pas shumë rasteve në minutën e 73 Balzaretti dërgon topin deri te lojtari i Interit, Thiago Motta i cili shënon për epërsinë e klubit të tij.

Më pas Italia nuk sulmonte portën kundërshtare dhe filloi të luante lojën e saj të cilën ne të gjithë e dimë, pra ta ruaj rezultatin, në anën tjetër Sllovenia nuk ishte e fuqishme të bëj diqka dhe ky takim përfundon me fitore minimale të Italisë.

Italia kështu forcon kreun me 13 pikë, ndërsa në vendin e dytë është Serbia dhe Sllovenia me nga 7 pikë, teksa Faroe janë në vendin e fundit me një pikë të tubuar.

Tags: , , , ,

Anketë

FINALJA: FC Bayern Munchen v Chelsea FC ?

  • Chelsea FC (51%, 11,213 Votes)
  • Bayern Munchen (49%, 10,774 Votes)

Total Voters: 21,984

Loading ... Loading ...

Advertisements

Reklama

Lajmet e Fundit

Editoriale

Chelsea's Ivorian forward Didier Drogba

10 lojtarët më të mirë këtë sezon në UCL sipas ekspertëve

LajmeSport.Com sjellë tek ju listën e 10 lojtarëve ...
Britain Soccer Premier League

DEBAT: Fituesi i Premier League sezonin e ardhshëm?

Edhe pse ka vetëm një javë që ka ...
Napoli - K

5 Arsye për të shikuar finalen e Kupës së Italisë

Të gjithë gjatë këtij vikendi jemi hutuar pas ...

Advertisements