Wednesday, May 23rd, 2012

Interi hesht Gjermaninë

Published on March 15, 2011 by   ·   No Comments


Interi ka bërë një rikthim sensacional duke shënuar fitore dhe njëkohësisht eliminuar Bayernin nga faza 1/8-ta e finales të Ligës së Kampionëve në njërën ndër ndeshjet më të mira në këtë sezon deri tani të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja filloi me një entuziazëm të lartë dhe me një zhurmë të madhe në stadiumin Allianz Arena.

Në minutën e katërt Pandev pason për mrekulli deri te Eto’o i cili shënon përballë portierit nga një pozitë e dyshimtë jashtë loje.

Mirëpo pas këtij goli Bayerni e mori ndeshjen në dorë duke pasur raste të panumërta. Në minutën e 21 Arjen Robben godet fuqishëm me të majtën e tij goditje këtë të cilën Julio Cesar e devijon te Gomez i cili shënon për mrekulli për 1-1.

Saktësisht dhjetë minuta më vonë, Tomas Muller shënon për epërsinë e klubit të tij dhe për të krijuar impakt në stadiumin, Allianz Arena, 2-1.

Deri në fund të pjesës së parë Bayerni pati shumë raste të mira për shënim por nuk arriti të shënoj ndonjë gol pasi të saktë para golit të Cesar nuk ishin Robben dhe Ribery të cilët nuk arritën të shënonin ndonjë gol tjetër.

Në pjesën e dytë Interi mori iniciativën duke e kontrolluar më shumë ndeshjen ndërsa nuk mungonin as raste të Bavarezëve të cilat ishin të shumta.

Në minutën e 63 Eto’o pason deri në Sneijder i cili për mrekulli me të djathtën e tij barazon rezultatin në 2-2.

Allianz Arena ishte totalisht e heshtur në këto momente ndërsa tifozët nuk dëgjoheshin shumë pasi ishin në ethe.

Dy minuta pa përfunduar koha e rregullt Eto’o rëmben topin në mbrojtjen e Bayernit të cilët reaguan shumë keq në këtë aksion duke pasuar deri te Pandev i cili shënon një gol fantastik me të majtën e tij, 2-3.

Deri në fund të ndeshjes Bayerni tentoi të bënte diqka por nuk arriti pasi mbrojtja e Interit ishte e fortë dhe kështu Interi kualifikohet në çerekfinale të Ligës së Kampionëve pas një ndeshje me të vërtetë drithëruese, fantastike, fascionante dhe gjithqka tjetër thënë për këtë takim është e tepërt.

Bashkohu në Inter-Kosova

Tags: , , ,

Anketë

FINALJA: FC Bayern Munchen v Chelsea FC ?

  • Chelsea FC (51%, 11,213 Votes)
  • Bayern Munchen (49%, 10,774 Votes)

Total Voters: 21,984

Loading ... Loading ...

Advertisements

Reklama

Lajmet e Fundit

Editoriale

Chelsea's Ivorian forward Didier Drogba

10 lojtarët më të mirë këtë sezon në UCL sipas ekspertëve

LajmeSport.Com sjellë tek ju listën e 10 lojtarëve ...
Britain Soccer Premier League

DEBAT: Fituesi i Premier League sezonin e ardhshëm?

Edhe pse ka vetëm një javë që ka ...
Napoli - K

5 Arsye për të shikuar finalen e Kupës së Italisë

Të gjithë gjatë këtij vikendi jemi hutuar pas ...

Advertisements