
Rusët dhe Gjermanët dëshirojnë të transferojnë lojtarin e Fiorentinës, Vargas.
Zeniti nga Petersburgu dhe Bayerni nga Mynihu shprehën dëshirën për transferimin e lojtarit lartë të kuotuar të Fiorentinës , Juan Manuel Vargas.
Agjenti i lojtarit, ka shkuar në Spanjë për tu takuar me udhëheqësit e kampionit të Bundesligës Gjermane, ndërsa flitet se edhe trajneri i Zenitit Luciano Spalletti me çdo kusht e dëshiron lojtarin.
“Ai është një lojtar i shkëlqyeshëm, me karakter të fortë. Në fushë mund të luaj në pozita të ndryshme dhe besoj se mund t’i bëjë ‘për vete’ shumë klube”, tha Spalletti për mediat Ruse.
Rusët janë të gatshëm që për ‘magjistarin e anës së majtë’ të paguajnë 20 milion euro. Ndërsa në anën tjetër Bayerni përpos Vargas, dëshiron edhe lojtarin nga Benfica Fabio Cooentrao, por sipas të gjitha gjasave kjo është një qeshtje e pamundur pasi që disa ditë më herët është raportuar se lojtari ka arritur marrëveshje me Real Madridin.
Tags: Bayern, Spalleti, Transferim, Vargas, Zenit
FINALJA: FC Bayern Munchen v Chelsea FC ?
Total Voters: 21,984