Entuziasmi i sulmuesit Luis Fabiano për t’u bashkuar me Milanin, është shembur paksa nga agjenti Jose Fuentes, i cili thotë se Italianët nuk kanë bërë ofertë për të.
Fabiano tha për La Gazzetta dello Sport të Hënën se ai ende dëshiron t’i bashkohet Rossonerëve pas zhgënjimit në vitin e kaluar.
“Për momentin asnjë klub nuk ka kontaktuar me ne dhe nuk ka ndonjë marrëveshje. Hera e fundit që kam dëgjuar nga Milani ishte vitin e kaluar”.
Sevilla thotë se ai vlen 20 milionë € ? Mendoj se është e saktë. Nuk e di se e ardhmja e tij do të përcaktohet para apo pas Kupës së Botës”,deklaroi agjenti për Calciomercato.it.
/LajmeSport.com
Tags: Luis Fabiano, Milan, sevilla