Kampionët e Spanjës, Barcelona kanë kompletuar transferimin e David Villas nga Valencia për një shumë prej 40 milionë €, gjithnjë sipas ueb-sajtit zyrtar të klubit Katalanas.
Sulmuesi do të ketë katër vite në kontratën e tij, me një opcion për të pestin, nëse tregohet i suksesshëm tek stafi mjekësor të Premten në mëngjes.
Reprezentuesi Spanjoll vazhdimisht ishte lidhur me një kalim nga Valencia në javët e kaluara dhe tani ishte Valencia që publikoi në ueb-sajtin zyrtar transferimin e Villas.
Të dyja klubet kanë arritur marrëveshjen, por ky transferim i Villas mund të nënkuptoj edhe fundin e aventurës së Ibrahimovic në Camp Nou, pas një viti jo dhe aq bindës për ekipin Blaugrana.
/LajmeSport.com
Tags: Barcelona, David Villa, Zyrtare