
Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho ka lancuar menjëherë një goditje drejtë ish-klubit të tij, Inter, duke shkaktuar dyshime në të ardhmen e Champions League.
“Kam pasur një ekip fantastik tek Inter dhe shpresoj se ata do të jenë të suksesshëm duke fituar gjithçka përsëri, si Superkupa…
çdo gjë përveç Champions League”, tregoi ai për shtypin.
“Kam punuar me ta për një kohë të gjatë dhe janë një grup fantastik, prandaj kurrë nuk do ta harroj Interin”.
“Nuk kam folur me Morattin për trajnerin e ardhshëm të Interit, por Inter ka një ekip për të ardhmen”.
/LajmeSport.com