Mourinho dalëngadalë është duke u larguar nga lajmet këtë sezon. Pasi fitoi 3 tituj me Interin këtë sezon, Portguezi duket se do të caktohet trajner i ardhshëm i Real Madridit.
Rreth transferimeve…
“Dëshiroj tre apo katër lojtarë defanzivë, kështu që sulmi do të ishte më i mirë”, tha ai.
“Normalisht (ekipet e mia ) luajnë me katër mbrojtës, por në mbrojtësit anësorë të luajnë në stilin e Ashley Cole dhe Maicon… Jemi të gatshëm të luajmë edhe me tre”.
Mënyra e të luajturit…
Në mesfushë mund të luajmë në formë të diamantit apo trekëndëshit”.
“Ekipi është ekip. Është e vështirë të jesh më i mirë se kundërshtarët për 90 minuta, prandaj gjithmonë është një moment ku duhet të jeni ekip dhe të bëni sakrifica”.
Raul & Guti…
“Veteranët meritojnë të jenë të lumtur. Ata mund të luajnë në ndonjë ekip tjetër, apo të ndërrojnë rolin e tyre, të cilin e kanë pasur vite me rradhë”.
“Guti për mua, tashmë është i larguar. Kam dëgjuar çfarë ka folur dhe kjo është. Në anën tjetër, do të doja të flisja me Raul, në telefon apo në ndonjë vend tjetër”.
Kaka…
Mourinho pret që Braziliani të rikthehet në formën e tij të vjetër, pas lëndimit të pësuar në këtë sezon.
“Ai ka qenë i lënduar dhe ka humbur veten në muajt e fundit, por nuk mendoj se do të jetë problem që ai të rikthehet në formën e tij më të mirë. Ai është një lojtar që duhet të ketë besim të madh”.
Rivalët e Real Madridit dhe La Liga…
“Nuk jam armik i askujt. Nuk jam anti-Barcelona, anti-Atletico apo anti-Milan. Jam fanatik i Interit dhe tani do të jem i Real Madridit. Do të shkoj me nënshtrim, por nuk dua të kem armiq. Kjo kurrë nuk ka qenë qëllimi im”.
“Nuk kam ndonjë problem me Guardiolan. E njoh atë për vite, kemi marrëdhënie të mira dhe e respektoj shumë”.
Jorge Valdano…
“Jemi të pajtueshëm. Nuk mendoj se drejtori sportiv duhet të flas në zhveshtore me lojtarët. Mund të flasim për transferime apo këto gjërat. Tek Inter dëshiroja ta transferoja Carvalhon. Branca më tha ” Lucio është më i mirë”.Grupi është më i mirë kur funksionon në të gjitha fazat”.
Në detyrën e tij…
“Mund të dhuroj çfarë kam dhuruar për çdo klub në të cilin kam punuar – absolutisht çdo gjë nga vetja ime. Nuk kam kohë për të ecur rreth Madridit, të luaj tenis apo golf. Premtoj dedikim total”.
Çfarë mendoni për këto plane të Mourinhos ? Shprehni mendimin tuaj…
Mentor Vuçitërna, LajmeSport.com
Tags: Mourinho, Real madrid
FINALJA: FC Bayern Munchen v Chelsea FC ?
Total Voters: 21,984