Mourinho dha edhe pjesën e dytë të deklaratës për AS në lidhje me Real Madridin.
“Kam idetë e mia, sesi një staf mjekësor duhet të ec dhe të ndryshoj diçka të tillë, për mua është shumë e vështirë. Por duhet të shoh se si shkon Madridi, dëshiroj të diskutoj, dëshiroj të diskutoj filozofinë e klubit. Kjo është hera e parë që do të bëj, të bisedoj me Jorge Valdano, Miguel Pardeza dhe Chendon. Çfarë duhet të jetë e qartë është se një klub duhet të jetoj përreth ideve të trajnerit. Organizimi është i nënshtruar nga vizioni i trajnerit. Por para caktimit të kushteve, dëshiroj të dëgjoj dhe të bëj pyetje”.
“Ka njerëz që besojnë se unë jam diktator, i cili nuk pëlqen të punoj me drejtorin sportiv,por kjo është e kundërt.Më pëlqen të punoj në grupe, secili të ketë përgjegjësitë e veta. Jam shumë lojal për ata që punojmë dhe me mua do të rritemi e të bëhemi të afërt”, ishin disa nga fjalët e portugezit, Jose Mourinho.
/LajmeSport.com
Tags: Mourinho, Real madrid
FINALJA: FC Bayern Munchen v Chelsea FC ?
Total Voters: 21,984