Sulmuesi argjentinas, Lionel Messi, këmbëngul se Anglia do të jetë një prej kombëtareve favorite në Kupën e Botës e cila do të mbahet këtë verë në Afrikën e Jugut.
Mjeshtri i Barcelonës është i pandalshëm në La Liga-n spanjolle, por e pranon se fuqia e Premiershipit do të mund ta bëjë Anglinë njërin prej kandidatëve kryesorë për ta fituar Botërorin.
“Mendoj se, tani për tani, përfaqësueset më të forta në Botëror janë Spanja, Anglia dhe Brazili. Ata ishin të fuqishëm në fazën kualifikuese dhe me lehtësi e siguruan udhëtimin për në Afrikën e Jugut. Shpresoj se ky do të jetë Botërori im, Botërori i Argjentinës. Do të luajmë që t’i arsyetojmë pritjet e bashkëkombësve tonë”, theksoi Messi.
Tags: Messi
FINALJA: FC Bayern Munchen v Chelsea FC ?
Total Voters: 21,984