Inter është shpallur kampion i Champions League pasi në Santiago Bernabeu ka mposhtur Bayern Munich me rezultat 2-0,ndeshje me një atmosferë dhe koreografi të shkëlqyer.
Bayern Munich dominoi (66%) në pjesën më të madhe të ndeshjes, por Interi(34%) me protagonistin Diego Milito ia arriti të shfrytësoj mundësitë e patura.
Në minutën e 35′ Wesley Sneijder asiston në minutën e 35′ për Militon, i cili në mënyrë perfekte shënon për 1-0.
Në pjesën e dytë, Bayern Munich fillon me kundërsulme,por Interi shfaq edhe njëherë lojë defanzive duke mos lejuar kërcënim në portën e Julio Cesar.
Për kapitulimin e Bavarezëve, përkudeset Milito i cili përsëri mposht portierin Butt duke siguruar titullin e tretë të Interit brenda këtij sezoni.
Edhe nëse largohet Mourinho, Massimo Moratti duhet të mbetet krejtësisht i kënaqur pasi Mourinho është treguar strateg i vërtetë në Giuseppe Meazza.
Qëndroni me ne për deklaratat nga Santiago Bernabeu…
/LajmeSport.com
FINALJA: FC Bayern Munchen v Chelsea FC ?
Total Voters: 21,984