Lojtarët e Interit do të qëndrojnë brenda në Hotelin Mirasierra Suites në Madrid dhe nuk do të dalin jashtë tij dy orë para finales në Champions League, që fillon në ora 20:45.
La Repubblica raporton se ekipi do të ketë stërvitje brenda Hotelit, ngase Mourinho dëshiron t’i shmanget problemeve nga jashtë. Pas mëngjesit ekipi do të stërvitet dhe do të ketë një mbledhje brenda Hotelit.
Pas drekës që është kryer në ora 13:00, ekipi do të qëndroj brenda deri në orën 19:00 dhe pastaj me masa sigurie do të përcillet deri në Stadiumin Santiago Bernabeu.
/LajmeSport.com
Tags: Champions League, Inter