Emri im është Dan Gaspar dhe dëshiroj të ndaj këtë histori në lidhje me Cristiano Ronaldon.Është një histori për të cilën nuk jeni të vetëdijshëm, por duhet të tregohet. Besoj në fat dhe ky është një shembull. Prapa një superylli është një e vërtetë dhe kujdesi ndaj njeriut.
Isha fatlum të ftohem nga Profesori Carlos Queiroz, trajneri i Kombëtares Portugeze për t’u bashkuar me stafin e tyre për kualifikimet e Kupës së Botës më 2010. Kam punuar me Carlos më parë, dhe u ndjeva krenar të jem pjesë e përgatitjeve të Portugalisë.
Jo për shumë kohë, pranova një thirrje nga një shok i mirë, John Moreira. John ka punuar në Akademinë e Portierëve Superyje, kamp që e zotëroj unë. Ai dhe familja e tij janë shokë të mirë dhe kemi qenë për shumë vite. Djali i tij Brandon që kishte kualitet të madh si lojtar futbolli, ishte duke përjetuar probleme në gju. Doktorët mendonin se ai ishte duke vuajtur nga një problem nga futbollit. Por ishte krejtësisht e gabuar, sepse Brandon kishte Osteosarcoman( kancer në eshtra).
Familja Moreira kishte të vështirë të merrte një vendim të tillë; të amputoj-pres këmbën apo të zgjidhnin kimioterapinë për të evituar kancerin. Pasioni i Brandon ishte futbolli. Të amputonte një nga këmbë ishte shkatërruar për të riun. Ai nuk mund të imagjinonte jetën pa një këmbë. Familja zgjodhi kimioterapinë.
Përderisa familja po kalonte në këtë fazë, John më mbajti në rrjedha duke më treguar mbi gjendjen e Brandon.Ishte shkatërruese të dëgjoje se kimioterapia dështoi të parandaloj rritjen e kancerit, prandaj sëmundja rritej në pjesët e tjera të trupit.John dhe unë kishim lidhje të veçantë dhe u ndjeva i detyruar të jem atje për shokun dhe familjen e tij. Udhëtova me aeroplan për në Toronto.
Babai i tij, John tha se Brandon kishte një listë dëshirash. Një nga ato ishte se ai dëshironte të shkonte në Old Trafford për të parë Ronaldon duke stërvitur. Në këto kushte, dëshira nuk do të bëhej e vërtetë. Sikurse shumë fëmijë në botë, Ronaldo ishte idoli i Brandon. Ai mendonte se Ronaldo është futbollisti më i mirë në planet. Piktura të shumta të Cristiano Ronaldos mbulonin dhomën e gjumit të Brandon.
John më pyeti nëse mund të kontaktoja me Ronaldon dhe t’i kërkonte atij që ta thërriste birin e tij që po vdiste. E informova John se unë bëra vetëm një ndeshje me ekipin e Portugalisë U-23 me Ronaldon.Dëshiroja ta përmbushja atë dëshirë dhe do të ishte gjëja e fundit që mund të bëja për djalin e shokut tim.
Kontaktova me trajnerin e Portugalisë, Carlos Queiroz dhe e shpjegova situatën e Brandon. Carlos dhe unë kemi punuar për shumë projekte dhe njihemi para disa viteve. Jemi vëllezër. I thashë Carlos: ” Nuk kam kërkuar shumë nga ti, por kjo është një kërkesë speciale dhe nëse më ndihmon mua, do të thotë që e ke ndihmuar edhe shokun tim”.
Carlos tha se do të bënte më të mirën, por nuk mund të bënte ndonjë premtim.Por e dija se nëse dikush do të më ndihmonte, pikërisht ishte Carlos Queiroz. Të kontaktoje Ronaldon, duhej të kaloje përmes agjentëve,menaxherëve, avokatëve, etj… dhe kurrë nuk e dini se sa gjatë do të shkoj.
Carlos në të njëjtën ditë më kthehu përgjigje duke thënë: Misioni është në lëvizje.Brandon kishte pranuar thirrje nga shumë njerëz të rëndësishëm, por ende jo nga Ronaldo.
E shtuna ishte mbrëmje e shkëlqyer. Universiteti i Hartford kishte mposhtur Universitetin e Ri të Hampshire dhe unë pranova një thirrja nga John ku ai tha se Ronaldo kishte thirrur. Ishte një emocion i madh për mua dhe mund të imagjinoja çfarë do të thoshte për Brandon.
Shtëpia e Brandon ishte e mbushur me shokët e tij, duke pritur të cingëroj telefoni.Ronaldo nuk e zhgënjeu. Ai kontaktoi me Brandon dhe gjithë shtëpia e mbushur ishte e gëzuar. Manchester United do të luante kundër Chelseas në atë fundjavë të Shtatorit. Pasi foli me Cristiano Ronaldon, Brandon tha: ” Nuk mund të besoj sa kam folur me idolin tim, Cristiano Ronaldon – Jam fëmiu më i lumtur në botë”
Brandon, 17 vjeçar, vdiq më 3 Tetor, 2008. Ronaldo i dërgoi atij këpucë futbolli të nënshkruara, fanelë të përshtatur dhe një telegram ku kishte shprehur ngushëllimet e tij. Por në telegram ishte shprehur një mesazh ku thuhej: ” Kampionët e vërtetë, janë ata që luftojnë deri në frymën e fundit dhe ky ishte imazhi që kam nga Brandon”.
Menjëherë pastaj, Cristiano Ronaldo u shpall nga FIFA si lojtari më i mirë në botë për vitin 2008 dhe pastaj u transferua tek Real Madrid për një shumë që caktoi rekord në botë.
U riktheva në Toronto në funeralin e Brandon. Të gjitha gjërat e Ronaldos ishin rreth arkivolit. Ishte prekëse.
Në Shkurt u ktheva në Toronto dhe John më kërkoi një shëtitje. Shkuam tek varri i Brandon. Isha i habitur nga ajo që pashë. Gjërat e Ronaldos ishte nga bronzi dhe përfundi tyre ishte mesazhi i Ronaldos.
Unë pastaj isha ftuar nga kombëtarja Portugeze dhe kur familja e John dëgjoi për këtë, ata kishin ca gjëra që donin të nëshkruheshin nga Ronaldo dhe kishin një letër falënderuese për të.
Në një pasdite gjatë drekës, isha afër Ronaldos dhe i kërkova ca minuta bisedë me të. Ai pranoi dhe i tregova të gjitha detajet.
Gjëja e fundit që i thashë ishte kur Brandon tha: “Fola me Ronaldon, tani mund të shkoj në parajsë”.
Kjo është e vërteta e Ronaldos, që LajmeSport e ka përgatitur për ju vizitorë. Edhe pse është një histori tejet prekëse, me këtë tregohet se edhe njerëzit e rëndësishëm mund të krijojnë gjëra me vlerë të madhe.
Mentor Vuçitërna, LajmeSport.com
Tags: Real madrid, Ronaldo